Miss dhe Mister children Albania 2017, eventi madhështor vjen me edicionin e tretë

703
Eventi Miss&Mister Children Albania 2017 vjen në edicionin e tij të tretë. Ky event do të mbahet në qytetin e Durrësit dhe do të zhvillohet në datat 8, 9 dhe 10 qershor. Konkurrentët e këtij formati janë shpallur si fitues nga spektaklet respektive që janë zhvilluar nga muaji shtator deri në maj në 10 qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Mali i Zi. Organizatorja Albana Çakshiri në një intervistë për Gazetën “ Telegraf ¬” na informon më shumë mbi këtë event.

1. Miss dhe Mister children, ku do të mbahet ky event dhe sa ditë? 
Eventi Miss&Mister Children Albania 2017 vjen në edicionin e tij të tretë dhe natyrisht një nga qytetet më të rëndësishëm turistikë ne vend, do të kthehet ne mikpritësin e konkurrenteve nga gjithë trevat shqipfolëse për 3 ditë me radhë. Nga data 8-10 qershor qyteti bregdetar do të kthehet në kryeqendrën e fëmijëve shqiptarë, natyrisht më të mirëve të cilët janë shpallur fitues në garat e qyteteve përkatës. Finalja e madhe do të organizohet në skenën e njohur durrsake “Aleksandër Moisiu”, duke u kthyer në një ditë shumë speciale për të gjithë konkurrentët.

2. Sa konkurrentë do të jenë pjesëmarrës? 
Agjencia e spektakleve “Albania Event Productions” e njohur për konkurset e saj të bukurisë, modelingut dhe talentit e ka shumë të rëndësishme garën Miss&Mister Children Albania. Pjesëmarrja sigurisht është e madhe, rreth 100 vogëlushë nga 5-13 vjeç të cilët do konkurrojnë për çmimet e mëdha.

3. Si u përzgjodhën konkurrentët?
Konkurrentët e këtij formati në fakt janë shpallur si fitues nga spektaklet respektive që ne zhvillojmë nga muaji shtator deri në maj në 10 qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Mali i Zi. Më pas këta fitues përveçse përfaqësojnë qytetin e tyre garojnë për çmimet kombëtare dhe ndërkombëtare që jepen në këtë shfaqje, ndërsa shumë prej tyre do përfaqësojnë Shqipërinë në gara botërore.

4. Sa kohë keni që përgatiteni për këtë event?
Sigurisht përgatitjet për një event me këto përmasa janë të gjata në kohë dhe natyrisht duan një vit. Pasi në një vit ne zhvillojmë 10 spektakle lokale në gjithë trevat shqipfolëse për të mbërritur tek gara mbarëshqiptare. Agjencia e spektakleve “Albania Event Productions” me producent Irena Vreto ka një filozofi për sa i përket fëmijëve për të zbuluar dhe talentet e ardhshme të skenave shqiptare.

5. Kush do të jetë në juri? 
Juria për momentin le të jetë në mister edhe për të “shmangur” ndërhyrjet por dhe për të surprizuar në galanë e madhe

6. Përveç dy çmimeve të para, a do të ketë çmime edhe për fëmijët e tjerë?
Çmimi Miss dhe Mister janë kryesorët dhe boshti i eventit, por kjo nuk do të thotë që në spektakël nuk do ketë dhe çmime të mëdha të rëndësishme. E veçanta e këtij viti është formati qe kam menduar me stafin tim për konkursin mbarëshqiptar Miss&Mister Children Albania 2017. Do të ketë më shumë kurora, më shumë trofe dhe surpriza sigurisht. Gerdana Viçishta dhe Orges Daci 2 triumfuesit e vitit të kaluar përfundojnë “mbretërimin” e tyre dhe jemi në ankth dhe kuriozë se kush do jenë dy pasuesit e tyre. Konkurrenca iu siguroj që është e fortë dhe juria do e ketë shumë të vështirë përzgjedhjen. Dua të shtoj se një partner i rëndësishëm mediatik është dhe gazeta “Telegraf” dhe botuesi i saj, publicisti i njohur z. Ëngjëll Musai.