Miss BumBum ka një kërkesë të veçantë për Messin

783
Modelja braziliane e Playboy e kurorëzuar si Miss Bumbum 2015 i ka drejtuar një lutje publike Lionel Messit që ta zhbllokoj llogarinë e saj në Instagram. Miss BumBum ka nisur në rrjetet sociale një fushatë të shoqëruar me hashtagun #UnBlockMeMessi ku u ka kërkuar 900,000 fansave të saj që ta ndihmojnë në këtë objektiv. Sipas 26-vjeçares, Suzy Cortez (Miss BumBum), bllokimi nga ana e Messit duhet të ketë ardhur si kërkesë e gruas së këtij të fundit. Miss BumBum ka postuar një sërë fotosh të së pasmeve të saj duke pasur të veshur bluzën e Messit, e sipas saj kjo gjë nuk duhet t’i ketë pëlqyer bashkëshortes së futbollistit argjentinas, Antonella Roccuzzo-s.
Sigal