Miss BumBum 2015, femra me të pasmet më seksi

588
Njihuni me gruan që ka të pasmet më të mira në Brazil. Suzy Cortez është shpallur Mis BumBum 2015, pasi ka fituar në një garë të ashpër me 15 konkurrente të tjera nga Amerika Jugore. Pas fitores, Cortez u shpreh shumë e lumtur, duke thënë se kishte 4 muaj që po përgatitej për këtë konkurs dhe për shkak të kësaj, ajo “trofeun” ia dedikon vetvetes. “Jam përgatitur prej katër muajsh. Gjithmonë kam dashur që ta fitoj këtë konkurs. Ia dedikoj vetes sime. Kam qenë në dietë dhe i jam nënshtruar një programi stërvitor rigoroz”, ka treguar ajo. Eventi që u mbajt në Sao Paulo të Brazilit edhe njëherë ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës. Më shumë se 500 femra i hynë garës në fillim, ndërsa në finale mbetën vetëm 15. Në vendin e dytë u zgjodh Minas Gerais, ndërsa e tretë me të pasmet më të mira u zgjodh Dani Sperle.
Sigal