Mirror: Elhaida Dani, këngëtarja që ka inpresionuar Eurovizionin

543
Kur mendon për Shqipërinë, praktikisht nuk të shkon mendja te një histori suksesi në ‘Festivalin e Muzikës Eurovizion’,” ka shkruar britanikja “Mirror” në hyrje të profilit të Elhaida Danit. Në artikull shpjegohet se Shqipëria ka nisur të marrë pjesë në “Eurovizion” në vitin 2004 dhe që prej këtij viti, është kualifikuar për në finale vetëm 6 herë, gjë që nuk është aspak pozitive. 
Mirror shkruan se arritja më e madhe e Shqipërisë në këtë kompeticion ishte në pjesëmarrjen me këngëtaren Rona Nishliu e cila u rendit në vendin e 5-të dhe dy pjesëmarrjet e tjera me Adrian Lulgjurajn e Bledar Sejkon si dhe Hersi Matmujan, ishin një dështim. “Sidoqoftë, këtë vit Shqipëria ka zgjedhur një këngëtare që tashmë ka impresionuar gjysmën e Europës, është Elhaida Dani,” shkruan Mirror. 
“Fituesja e vjetshme e ‘The Voice of Italy’, ka arritur të fitojë çdo kompeticion ku ka marrë pjesë, por a do të mund ta përsërisë një gjë të tillë edhe në ‘Eurovizion 2015’?” Në artikull shkruhet se pas dy vitesh me këngë të tmerrshme, Shqipëria ka arritur më në fund të zvarritet në “Eurovizion”. Sipas medias britanike, vokalisht, Elhaida është një nga konkurrentet më të forta të këtij viti. 
“Edhe pse kënga e saj nuk është veçanërisht ekzaltuese, ka diçka në të që të bën për vete.” “Mirëseerdhe në ‘Eurovizion’ Shqipëri. Më në fund po konkurroni,” e ka mbyllur shkrimin “Mirror”
Sigal