Mirela Kanini sjell romanin “Mëkatet e zonjës Ema”

3093
Sigal

Një roman që ndërthur bukur fatalizmin analizën psikologjike dhe të madhërishmen në dashuri. Dashuritë e mëdha përfundojnë në mallkime të realizuara. Mallkime jo të shqiptuara nga buzët e personazheve por nga mallkimi supersticioz.

Një mallkim që udhëton nga Cikagua në Paris Stamboll dhe në Santorini të Greqisë. Rreth 200 faqe që i lexon me një frymë që të japin mesazhe sa 2000 faqe. Falë koncizitetit që di të prodhojë një psikologe kalibri është romani “Mëkatet e zonjës Ema” të autores Mirela Kanini.  Një roman që fillon me sifoninë betoviane të dashurisë shkojnë deri në tragjedi.

Me një mjeshtëri të rrallë autorja ka sjellë Emën aspak mëkatare pasi ke lexuar romanin  një Emë që mbijeton përtej martesës përtej dashurisë përtej tradhëtisë përtej dhimbjes përballet me fundin tragjik të personazheve që e kanë bërë të jetë nënë, të jetë nuse me vello, të jetë tradhëtare që e justifikon në çdo dehje të saj seksi dhe dashurie arrin të përballojë të pa përballueshmen.

Si një alien që zbret nga Çikagua në Vlorë Ema për 15 ditë nudo shpalos tërë margaritaret e kurorës femërore duke dashuruar jo burrin e saj por ekonomistin 10 vjet më të ri se ajo. Të përpin të inatos të kryqëzon, të shpërthen, të shkatërron me ato që ajo bën me të dashurin e saj. Dhe tërë ky idil mbyllet me një humbje avioni në Viene ku mëson se burri i saj Beni ka të dashur falë një telefonate të rastësishme.  Një Emë me një vajzë Ina të përkryer me një burrë që është një shqiptar i pasur në SHBA.

Po ja që jeta ka kapriçot e saj. Kjo e bën Emën të rrëfejë fëmijërinë e saj zanafillën e martesës tragjedinë e divorcit të prindërve martesa pa shpirt e deri tek mbrritja në SHBA.  Një Emë që ka gjithçka po ska dashurinë. E gjen dhe e shijon marrëzisht. Gjen shpirtin e saj binjak. Ajo ka të skalitur në subkoshiencën e saj gjyshen. Por kjo s mjafton që ajo të ndalë rrjedhën e jetës së saj me tragjeditë e saj. Bën ç është e mundur që të ketë një Emë  si Eva.

Ajo ka dy Adamë burrin dhe të dashurin. I vë secilin në anën e peshores  dhe penduli i peshores lëviz sa në njërën anë sa në tjetrën. Vetëm Ema me hiret e saj me shpirtin e saj mund ta bëjë që i dashuri të shkojë tek ajo. Se çfarë ndodh me dy gjysmat  e Emës në Çikago duket të lexosh çdo rresht, çdo shenjë pikësimi në të kundërt paragjykon gjithçka. Duhet ta rilexosh që ta kuptosh se çfarë ka ndodhur.

Duhet ta nënvizosh që ta kuptosh kush ka të drejtë Beni burri saj, i dashuri saj apo Ema. Ema bën çdo përpjekje që të kënaqë këto dy pole të kundërta të magnetit të gruas dhe dashurisë dhe duket sikur nga casti në cast është fundi saj. Po jo shpejtw bien ata. Ajo e ka bërë aq njerwzore, aq reale rrjedhën e fatit të saj dhe të personazheve sa në shumë pasazhe këtë e ka nga jeta e saj, këtë nga jeta ime, këtë nga jeta e atij që njoh. Një magazinë e madhe që mbedh brenda ngjarje të mëdha në Francë, në Turqi dhe mbyllet me aksident tragjik të të dashurit të saj.

Ajo nën vellon e një dashurie të re e  përtharjes së vdekjes së burrit shikon dhe vdekjen e të dashurit të saj. Një mëkatare shumë e fortë si ato mbretëreshat angleze që mbijetesën e ka mbi vdekjen e njerëzve më të dashur të saj. Askush nuk mund të prodhoj një fabul kaq magjike, kaq të përkryer, kaq tragji-komike por dhe plotësisht reale sa Mirela Kanina. Mjaftojnë pesë personazhe për të bërë një roman të cilët ndërthuren sa për të krijuar lidhje me familajrët e tyre. Po shumë pak me kursim me logjikë dhe të domosdoshëm për aq pjesëmarrje.  Dorëzohesh para aftësisë absolute të autores për të prodhuar një roman të tillë.

Ka marrë një mijë fabula dhe i ka shkrirë për pesë personazhe. Ka hyrë aq thellë tek këta personazhe sa ata që janë dekor të tyre janë krejtësisht sipërfaqësorë. O zot çfarë analize i ka bërë dashurisë sa orgjinale, sa nudo, sa bio dhe sa reale. Ta marrësh si model që ta përjetësosh. Askush nuk mund ta bëjë dashurinë si Ema askush nuk mund ta trajtojë si ajo. Ema ka lindur zonjë mondane, sharmante e përbindshme me nuhatjen e tigëreshës dhe shkathësinë e shqarthit është një leksion jete, një leksion letërsie por dhe një leksion psikologjie.

Doni të dashuroni merrni model Emën, doni të urreni merrni model Emën, doni të bëni mëkat merrni model Emën …. ajo është model për çdo grua për hyjnoren dhe për mollën e ndaluar. Por dhe si të jetë një grua e fortë. Në 99 përqind të librit do dhe kategorikisht nuk do të jetë autobiografi. E ka sqaruar autorja është një triller brilant i njëmijë jetëve në jetë, atë të Emës. A e di kush fiton në fund. Mallkimi do thonë një pjesë e madhe e lexuesve. Urrejtja një tjetër.

Gjema një palë. Fati zi një palë tjetër. Por këtu është thelbi i romanit se pasi e lexon ndërton fate për ta. A thua sikur të ishte kështu. Të ishte ashtu. Sa ka guxuar kjo shqiptaro-amerikane. Sa larg ka shkuar. Ne se ndjekim dot ritmin e saj. E shikojmë me zili dhe bëjmë një gjyq të madh të jetës sonë. Ajo Ema noton mes oqeanësh dhe shkon shumë larg. Me mijëra mësime gjen në mjeshtërinë se si e ka shkruar Mirela Kanini romanin “Mëkatet e zonjës Ema”….e çuditshme ka autore shqiptare kaq të amerikanizuar sa na bën krenare. Një roman që sjell fenomen të ri artistik./ Bejdo Malo