Mira Janji: Skena më bën të ndihem si një princeshë!

638
Sigal

INTERVISTA /Flet këngëtarja popullore Mira Janji: Idhujt e mi janë Vaçe Zela dhe Rihana

Pasioni për muzikën e ka shoqëruar që në fëmijëri e deri më sot. Ajo nuk është një këngëtare, e cila i ka hyrë kësaj rruge thjesht nga dëshira dhe dashuria e madhe për këngën, por ka studiuar për vite me radhë Muzikë, gjë që e ka formuar atë si artiste. Ka përfunduar me notat më të larta e me një talent të madh liceun artistik për Kanto, ndërkaq ka fituar dhe dy çmime të parë tek zërat e rinj. Ka përfunduar me notat maksimale Akademinë e Arteve për Kanto në Tiranë, ku ka marrë pjesë në koncerte në Francë, Gjermani, Austri etj.. Ka studiuar në Konservatorin e Muzikës së qytetit të Cagliarit, Itali për Kanto gjithashtu, ka qenë edhe Pedagoge në shkollën “Non solo Musica”. Është pikërisht Mira Janji, këngëtarja e shumë hiteve muzikore & një figurë e njohur tashmë prej jush e cila vjen ne një rrëfim mjaft të sinqertë për lexuesit tanë.

  -Mira, si fillim na tregoni pak për muzikën?

 Unë jam këngëtare e muzikës popullore. Pasioni për të ka nisur që në fëmijëri. Doja gjithmonë të bëhesha një këngëtare e famshme. E kam filluar si çdo fëmijë, në orën e muzikës në shkollë, e më pas në Liceun Artistik, ku në atë periudhë kam fituar edhe dy çmime në Pallatin e Kulturës në Berat. Për ta çuar deri në fund e për ta kthyer më pas në profesion. Vendosa të shkollohesha për muzikë. Studimet e larta i vazhdova në Akademinë e Arteve në Tiranë për kanto e më pas ndoqa studimet pas universitare.

 -Si e ndjen veten në skenë?

Në skenë e ndjej veten më mirë se kudo tjetër, mund të them tamam si një princeshë, mbase është ëndrra ime që realizohet.

 -Po të mos ishe këngëtare, çfarë do të doje të bëheshe?

Nuk e kam menduar kurrë sepse kam vetëm këtë pasion, por tani po e mendoj ndoshta mund të isha bërë edhe prezantuese në TV pse jo.

 -Keni një trup super në formë, cili është sekreti?

Duhet të kujdesemi ne për trupin që trupi të kujdeset për ne. Është një balancë aq delikate dhe një reciprocitet aq i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm sa nuk mund ta përshkruaj pa gabuar. Si rrjedhojë ushtrime çdo ditë, edhe në ato shumë të zëna me punë, ku nuk mund të shkoj në palestër, nuk heq dorë nga e ecura. Kështu që kurrë nuk e teproj me yndyrat dhe kalori. Dhe kryesorja, shumë fruta & perime.

  -Sa kohë i kushton pamjes, cilat janë trajtimet e bukurisë apo dietat ?

Koha është gjithnjë në varësi të impenjimeve. Ndonjëherë të ulem përpara pasqyrës në mëngjes dhe të dua të qëndroj ulur gjatë e të merrem me veten. Por rrallë herë mundem. Dieta nuk mbaj. Regjim të balancuar ushqimor po.

  -Cili është vlerësimi juaj për këngëtarët e brezit tënd?

 Secili nga artistët vlerësohet nga publiku dhe është ai që i përzgjedh më të mirët. Unë kam mendim pozitiv për të gjithë.

 -Ka diçka të re në dashuri tek ju?

 Është profesioni i tillë që nuk të lë shumë kohë t’i përkushtohesh jetës private. Unë jam duke i dhënë më shumë rëndësi karrierës muzikore dhe kështu që edhe jetën time private jam duke ia kushtuar karrierës.

-Çfarë është më e rëndësishme për ju në jetë?

Të bëj një jetë sa më të mirë, punë, pushim dhe të sjellë gjëra të reja për publikun dhe fansat e mi. Më pas dëshiroj të krijoj edhe një familje të lumtur.

 Gjëja më e fortë dhe më e dobët tek ti?

Gjëja më e fortë është energjia e pashtershme që më shoqëron për profesionin tim. Ndërsa ajo më e dobët është që shpenzoj shumë nga ana financiare, nuk di të jem e kursyeshme.

-Sa është muzika juaj komerciale?

 Këngët i kam realizuar në mënyrë që të jenë sa më të pëlqyera nga publiku dhe gjithmonë do vazhdoj kështu.

 -Cilët këngëtarë keni të preferuar?

 Është e madhja Vaçe Zela dhe të huaj Rihana etj..

-Me çfarë po merreni aktualisht?

Aktualisht me aktivitete të ndryshme & gëzime familjare që, ne artistet jemi shumë të zënë.