“Miqtё e Dritёroit” festojnё 13 vjetorin

Nga Pandeli BARDHI

...Nga burimet e derisa kthehen nё Dritё!

Klubi i shkrimtarëve dhe artistëve “Miqtë e Dritёroit” mbushi trembёdhjetё vjet. Qysh nga katёr Gushti i vitit 2004 e deri nё ditёt e sotme, rruga e kёtij Klubi ka qenё sa e vёshtirё aq edhe e suksesshme nё rrugёn e shtimit tё radhёve tё tij me talente tё reja e profesionistё. U krijua nё fillim si njё Klub i vogёl me nismёn e tё ndjerit Bashkim Gjoza, i cili ishte edhe Kryetari i parё. U nda shumё shpejt nga jeta Bashkim Gjoza, njё mjeshtёr e artist i vёrtetё, gjë pёr tё cilën Klubi “Miqtё e Dritёroit” i ёshtё shumё mirёnjohёs. Qysh nga ajo ditё e katёr gushtit tё vitit 2004 e deri nё ditёt e sotme, Klubi, ёshtё shtuar e rritur, jo vetёn nё numër, por edhe nё cilёsi. Duket sikur Lumi i Devollit, jo vetёm qё i ka dhёnё emrin e vet, por jep edhe “eksperiencёn” se si çdo burim e degёzim me “ujё” tё pastёr, tё marrë me vehte e t’i tregojё se si kthehet nё Dritё... Lumi i Devollit, buron nё Malet e Gramozit. Kalon pёrmes malesh e fushash, merr me vete e nuk i “kundёrshton” shumё burime, degё e degёzime, qё duan t’i bashkohen kёtij “Prijёsi”!. Tё gjithё sё bashku, nё njё Lumё tё vetёm kalojnё e “pёrkёdhelin” fushёn qё i ka dhёnё emrin e tij, kalon mes grykash e nuk mund tё “kundёrshtojё” “pritёs” qё i kanё bёrё, pёr ta kthyer nё Dritё!. Kёshtu kanё ecur edhe ata qё i ka dhёnё emrin e vet, si Ansamli i kёngёve e valleve, fusha pjellore me tё njёjtin emёr e shumё Shoqatave tё punёs. Edhe Shkrimtari e poeti i madh Dritёro, “buroi” nё fshatin Menkulaz, eci dhe u rit nёpёr shtigje grykash, e ugaresh, shtigje malesh e trotuaresh. Ku nuk shkoi e ku nuk brodhi talenti i tij, pena e mprehtё mendja e kthjellёt, derisa u khye nё Simbol. Nё rrugёn e tij, “infektoi” edhe shumё shumё “shkёndija” drite me fjalёn e ёmbёl me vargun e poezisё, me talentin, me dashurinё pёr njeriun, pёr tokёn, pёr fushat e malet.. Edhe sot, Dritёroi, i kthyer nё Dritё, “bredh” kudo e do tё bredhё nё shekuj. Ai nuk vdes kurrë, sepse nuk ndriçoi përçarjen, luftёn, urrejtjen. Pёrkundrazi, nxiti e ndriçoi dashurinё, harmoninё, bashkimin punёn,vlera kёto qё nuk vdesin kurrё, vlera qё frymёzojnё brezat...Edhe “shkёndijat” e shumё Degёve e degёzimeve tё muzikёs, tё letёrsisё, tё valleve, tё instrumentistёve, tё koreografisё, tё pikturёs...u bashkuan nё njё “Lumё” tё vetёm, nё “Lumin -Miqtё e Dritёroit”! Tё gjithё kanё njё tё pёrbashkёt, Dritёroin, dritёn qё nuk shuhet kurrё. Lefter Babi, Kryetari i Klubit, çdo vit bёn “bilancin”. Nuk duhet tё kёrkosh talentet e reja apo t’i nxitёsh. Ata, tashmё janë tё shumtё e tё cilёsishёm, janё letrarё, piktorё kёngёtarё, valltarё e instrumentistё, talente kёto tё cilat i kanё bёrё pjesё tё jetёs sё tyre. Ёshtё kjo edhe njё meritё e talenteve krijues nё Devoll si Kosta Nake, Oliver Topçiu, Pullumb Agolli, Skёnder Demolli, Endri Fifo. Agron Kordalli, Luan Palla, Kadri Kadiu, Luan Kalana, Fuat Memeli e shumё e shumё tё tjerё. Me krijimtarinё e tyre kёta i kanё kaluar kufijtё e Devollit. Nё rrugёn e tyre, kёta “Dritёronj” tё vegjёl, zbulojne, nxisin, frymёzojnёe marrin me vehte edhe shumё talente te reja qё edhe ata tё kthehen nё dritё e drita tё mos shuhet kurrё. Nё kёtё kuptim kёta talente janё tё pakёnaqur e tё “pangopur” qё nuk mjaftohen me grupet qё kanё ngritur nё çdo fshat, por duan tё lёnё pas shumё “shkёndija” tё tjera pёr tё ndriçuar gjithmonё. “Burimet” tashmё janё tё shumta, qysh nё bankat e shkollave tç ciklit tё ulёt, nga ku shtohen radhёt e tij me talente tё reja. Ato degёzohen e marrin udhёn drejt “Lumit” “Miqtё e Dritёroit”, duke promovuar vlera artistike, tradicionale, kontemporane. Funksionojnë grupet artistike dhe folklorike, sektori i letёrsisё, ansambli i kёngёve e valleve “Devolli”, instrumentistё tё tё gjitha profesioneve. Mjeshtra e talente tё kёngёs si Endri Fifo, Zija Pajo,Mydan Llullo,Mendu Begolli etj, janё bёrё burim frymёzimi edhe pёr brezat qё do tё vijnё. Janё bёrё shumё tё njohur edhe instrumentistёt Avzi Agolli,e Astrit Hozhalli etj. Kёtё tё fundit Endri e “zbuloi” nё fushё tek kulloste bagёtinё. Ia kapi veshi melodinё e fyellit qё bёnte pёr vete çdo kalimtar. Pёr tё mos u bёrё “pengesё” pёr kalimtarёt qё nxitonin tё shkonin nё punёn e tyre, Endri e mori me vete dhe e bёri anëtar tё Klubit. Nuk ka tё dytё si Astriti nё melodi me fyell, nuk ka as si Shaban Begolli e djemtё e tij nё orkestёr, si Pёrparim Pajo nё fizarmonikё, Sami Karameta nё organo apo Bashkim Llёnka nё kllarinetё...Sa shumё kanё bёrё kёta talente me krijimet e tyre Edhe shkrimtarёt dhe artistёt shqiptaro-amerikanё, janё organizuar nё njё Shoqatё me nё krye poeteshёn dhe publicisten e shquar, Rajmonda Moisiun. Nuk ёshtё vetёm Rajmonda e pranishme me mendje e zemёr nё Devoll, por edhe talente tё tilla si Luan Kalana. Kadri Kadi e Fuat Memeli ..”Vetё emri “Miqtё e Dritёroit” mua mё bёn krenare e mё jep forca pёr tё bёrё mё shumё..” thotё Rajmonda.. Edhe sektori i Pikturёs, ka ardhur vazhdimisht duke u shtuar me talente tё reja. Nё krye tё tij ёshtё vetё Kryetari i Klubit “Miqtё e Dritёoiit” Lefter Babi. Ёshtё meritё e Lefterit dhe Diana Xhaçkёs, qё nё kёtё sektor numёrohen talente tё shumta qё “burrojnё’ qysh nё moshat parashkollore kalojnё pёrmes bankave tё shkollёs e grumbullohen nё “Lumin” ‘Miqtё e Dritёroit”!. . Nё çdo shkollё tё fshatrave tё Devollit e nё çdo klasё qё tё shkosh, do tё takosh edhe grupet e piktorёve tё rinj, grupet e letrarёve tё rinj, grupet e kёngёtarёve e valltarёve tё rinj. Sektori i koreografisё ёshtё njё tjetёr sektor qё ka pёrparuar e ёshtё konsoliduar Nё krye tё tij, ёshtё mjeshtri Agron Kordalli. Ansambli i Kёngёve e Valleve, sapo ёshtё kthyer nga njё turne qё bёri nё Plavё e Guci. ku u zhvillua festivali i vlerave shqiptare, “Kёnga na bashkon” me pjesëmarrjen e grupeve artistike nga Shqipёria, Kosova e trevat e tjera shqiptare nё Ballkan. Nga tё gjitha Ansamblet e trevave shqiptare, ky grup u nderua me çmimin e Parё nga Bashkia e Plavёs dhe Gucisё, si grupi mё i kompletuar. Tё gjithё i çoi peshё kёnga “Shqipёri, o nёna ime” e kёnduar me aq mjeshtёri nga “Bilbili” i Devollit, Endri Fifo. “Mё pёlqen tё kem njё flamur shqiptar, sa kushton? i drejtohet njё vogёlushe Endrit. “Flamuri ёshtё simboli ynё, ёshtё liria. Kёto nuk shiten, por jepen falas, ta gёzoni e ta mbani lart!” i pёrgjigjet Endri. Mjeshtёria e ekzekutimit tё kёngёve e valleve, i la mbresa edhe Ambasadorit Amerikan nё Kosovё, i cili,zhvilloi njё bisedё tё pёrzemёrt me Endri Fifon,duke u njohur nga afёr me kёngёt e vallet e bukura tё Devollit, me veshjet tradicionale etj. “Ansambli i kёngёve dhe valleve “Devolli” ёshtё krenari e frymёzim pёr tё gjithё” tha Presidenti i Unionit artistik shqiptar Hazgan Haklaj. 
Kanё ardhur nё kёtё aktivitet edhe Shoqata e shkrimtarёve dhe artistёve “Naim Frashёri’ e Pёrmetit dhe ajo “Lazgush Poradeci” e Pogradecit pёr tё shkёmbyer edhe eksperiencёn e tyre me Klubin “Miqtё e Dritёroit”. Kanё ardhur edhe shumё tё ftuar tё tjerё nga qytete tё ndryshme. Nё fund tё aktivitetit, u ndanё edhe çmime tё ndryshme, u dhanё certifikata e libreza anëtarёsimi pёr nё Klubin “Miqtё e Dritёroit”!. Mbas njё pushimi tё shkurtёr, u bё edhe promovimi i librave tё poetёve tё njohur, Sefer Hoxhalli me librin “Kur bisqet e shelgjeve puthnin lumin” dhe Luan Palla me librin e tij tё fundit “Shpirt i trazuar”!. Nё tё ardhmen mё shumё do tё shtohen radhёt e Klubit “Miqtё e Dritёroit” me krijime tё shumta tё talenteve tё reja nё tё gjithё sektorёt. Ky ishte edhe premtimi i shumё krijuesve e talenteve tё tё gjithё “degёzimeve” qё mbledh Klubi.