Ministri Ahmetaj heq taksat për “Lotarinë Kombëtare” dhe bizneset “Kazino”

602
Përparim HALILI
Çdo pazar në favor të bizneseve dhe koncesioneve të klientëve e familjarëve të “Rilindjes” e firmos “bedeli” Niko Peleshi 
Po e nisim me disa fakte, të cilët janë prezent akoma sot në jetën e shqiptarëve, duke u përsëritur pa asnjë ndryshim edhe nga kupola e “Rilindjes” e madje duke u masivizuar. 

1. Katër vite më parë, si sot në prillin 2013, personalisht kreu i “Rilindjes”, sot kryeministër, u ngjir duke u “përbetuar” gjatë fushatës elektorale opozitare kundër ish-pushtetit të PD, se do të “shkulte nga themeli” gjithë koncesionet private në ekonomi, financa e shërbime publike, sidomos “Lotarinë Kombëtare”, si një koncesion mafioz që zhvaste miliarda nga shqiptarët nëpërmjet bixhozit dhe mos shlyerjes së asnjë takse e të ardhure në shtet.

2. Në shtator 2013, vetëm 10 ditë pas nisjes së qeverisjes, kryeministri Rama dhe ish-ministri Tahiri, nisën një aksion të egër policor për mbylljen e gjithë kazinove, lotarive, qendrave e pikave të basteve sportive në Tiranë dhe në krejt Shqipërinë. 

3. Kujtojmë që nga policia me në krye Saimir Tahirin sulmoheshin e shqyheshin qepena, sekuestroheshin e shtypeshin makineri bixhozi me fadroma, arrestoheshin e burgoseshin pronarë dhe punonjës të lojërave të bixhozit! 

4. Pas këtij aksioni, kryeministri deklaroi, se në mjediset brenda unazës së madhe të Tiranës dhe në qendrat e banimit të çdo rrethi, nuk do të lejohej asnjë biznes bixhozi, kazino e pika bastesh sportive, sidomos pranë shkollave! 

5. Ky aksion zgjati vetëm 1 muaj dhe u ndërpre, pasi siç treguan faktet, shtetarët e “Rilindjes” shkatërruan e mbyllën bizneset ekzistuese dhe instaluan bizneset e tyre të bixhozit.

Fakti është ky: lojërat e bixhozit kanë tejmbushur Tiranën, qytetet e madje edhe fshatrat e Shqipërisë, ku ende ka banorë! Pranë stacione autobusësh, qendrash tregtare, pranë bankash, zyrash postare, agjenci këmbimi valutor, oborre spitalesh, qendrash biznesi, pranë parqesh, poshtë pallateve e në kangjella shkollash janë hapur biznese me aktivitet bixhozi të çdo lloji, sidomos kazino ku futen e luajnë dhe bëjnë sikur luajnë edhe shtetarë e politikanë, shumica e të cilëve i kanë bizneset e tyre të maskuara pas individësh të besuar. E sikur të mos mjaftonte falsiteti i aksionit kundër lojërave të bixhozit, dje Këshilli i Ministrave, ka miratuar një vendim të posaçëm në favor të koncesionit “Lotaria Kombëtare” dhe të kazinove! Me VKM Nr. 331, datë 12. 04. 2017 “Për miratimin e tarifës së mirëmbajtjes së sistemit qendror të monitorimit on-line (SQMO) që duhet të paguajnë shoqëritë e licencuara në bixhoze”, publikuar dje “Fletore Zyrtare” nr. 88, datë 25 prill 2017, firmosur nga “bedeli” Niko Peleshi është vendosur që “Lotaria Kombëtare” dhe bizneset “Kazino”, të përjashtohen nga detyrimet financiare që kanë ndaj shtetit, lidhur me shërbimin e mirëmbajtjes së sistemit qendror të monitorimit “On-line” (SQMO) që duhet të paguajnë shoqëritë e licencuara, që këto biznese bixhozi duhet të paguajnë në detyrime fiskale në buxhetin e shtetit. Kjo tarifë për “Lotarinë Kombëtare” dhe për bizneset “Kazino”, do të bëhet “zero”, duke fituar miliarda e duke mos paguar asnjë qindarkë detyrim, kur dihet që taksa paguajnë edhe shitësit e farave në rrugë! Siç thuhet në vendim, këtë propozim e ka bërë ministri i Financave Arben Ahmetaj, personazhi që ka luajtur e ka fituar në “bixhoz” me impulse e telefonisë fikse të zonave rurale, që i përfitonte falas e me letra false, nëpërmjet firmës së tij “Hermes” që e kishte futur në pazar me “Telekom”-in shtetëror! 
Sigal