Mimi Kodheli nis “kursin për presidente”, tender 44 milionë lekë për blerje e medaljesh

Përparim HALILI

Pas suksesit si shefe furnizimi në Bashkinë e Tiranës dhe pasi e ndriti si ministre mbrojtjeje, kreu i “Rilindjes” po synon ta ”gradoj” komandante të përgjithshme të Forcave të Armatosura

Promovimi që sehfi i “Rilindjes” po i bënë ministres Mimi Kodheli në zonën e Elbasanit, duke e shpallur edhe “komandante” të Taulant Ballës në krejt “pashallëkun” Elbasan-Korçë, duket se është një “striptizëm”, që ka lidhje me presidencën e jo me deputetllëkun e saj në Elbasan, mbasi Rama e vendos të parën në listë dhe… Mimi bëhet deputete pa as makina ushtrie me ushqime! Zëra nga brenda kupolës së “rilindjes”, të dala nga ata që e lakmojnë kolltukun e Presidentit të Republikës, thonë se kreu i “Rilindjes” po luan për të bërë president Mimi Kodhelin, të cilën ka nisur ta promovojë gjoja për deptuete të Elbasanit! Eshtë një skenar, që rama pritet të publikoj në tavolinën e kosnultimeve për emrin e presidentit, të cilën në dreka e darka private, Edi rama ka nisur ta trajtoj e ta prezantoj si “Presidente në hije”. Me këtë mbështejtej të heshtur të Ramës, ministraj Mimi Kodheli ka nisur të sillet si “kandidate për president”, madje të afërm të saj, thonë se edhe ka nisur të pozojë para pasqyrës si e tillë. Siç duket, pas suksesit si shefe furnizimi në Bashkinë e Tiranës dhe pasi e “ndriti” si ministre mbrojtjeje, kreu i “Rilindjes” po synon ta ”gradoj” Komandante të Përgjithshme të Forcave të Armatosura! Ndaj dhe “Presidentja hije” Mimi Kodheli, ka nisur “kursin” për tu bërë presidente realisht. Një nga këto “mësime” kursi është publikuar prej saj. Kursin për “president”, Kodheli e ka nisur nga praktika e akordimit dhe ndarjes së dekoratave, jo duke kopjuar zotin Nishani, por duke krijuar modelin e vet në këto ceremoni. për të arritur sukses, 3 ditë më parë, konkretisht në datën 18 prill 2017, ministrja Kodheli ka urdhëruar të blihen 44 milionë lekë “medalje”. Sipas tenderit të publikuar prej saj, këto medalje do të shpërndahen brenda kohës së shpalljes së emrit të presidentit, mbasi ka edhe “mësime metodike” të tjera, si qëndrimi në lozhën e parlamentit, buzëqeshja që dueht t’ju drejtoj deputetëve e diplomatëve, betimi në parlament, qëndrimi në karrigen presidenciale në seancën parlamentare, sjellja me deputetë pas mandatimit e shumë sjellje të tjera presidenciale. Këto medalje, do t’u shpërndahen ushtarakëve “rilindës” brenda muajit prill, si “mësim tregues në terren”, me synimin që “presidentja hije” t’i marrë dorën ndarjes dhe dorëzimit së medaljeve…

MINISTRIA E MBROJTJES 
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor
Emri Ministria e Mbrojtjes 
Adresa Rruga e Dibrës, Tiranë 
Kutia Postare 2423 
Tel/Fax (04) 2226601/ (04) 2226602 
E-mail sekprokurime@mod.gov.al 
Faqja e Internetit ëëë.mod.gov.al 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Kërkesa për propozime – prokurim publik me mjete elektronike. 
3. Objekti i kontratës: “Blerje medalje”, për nevojat të Drejtorisë së Administrimit të Shërbimeve në Ministrinë e Mbrojtjes. 
4. Fondi limit: 3,781,600 (tre milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e një mijë e gjashtëqind) lekë pa t.v.sh.; 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 30 (tridhjetë) ditë nga lidhja e kontratës. 
6. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 21.04.2017, ora : 10.00. 
7. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 21.04.2017, ora : 10.00.