Miley & Liam? Çifti kalon së bashku natën e ndërrimit të viteve

498
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth nuk duan të përsërisin gabimet që kanë bërë në të shkuarën, për këtë arsye ata kanë vendosur që vendimet për marrëdhënien mes tyre t’i marrin hap pas hapi. 23-vjeçarja dhe ish-i dashuri i saj, 25-vjeçar po mendojnë seriozisht të rinisin lidhjen e tyre. Lajmin e ka publikuar HollywoodLife.com, duke cituar një burim të afërt me çiftin.
“Ata të dy dëshirojnë që gjithçka të shkojë si më parë, por duan ta marrin shtruar. Të dy e ndjejnë se duhet të takohen sërish dhe të nisin një tjetër marrëdhënie por duke mos përsëritur gabimet që kanë bërë në të shkuarën, pasi nuk duan të shkatërrojnë gjithçka. Këtë vendim e morën pas një kohë të gjatë dhe për këtë arsye duan që gjithçka të ndodhë hap pas hapi. Miley është e vetëdijshme për gabimet e saj ndaj ajo po përpiqet të për më të mirën, pasi Liam është dashuria e saj e vetme,” tha i njëjti burim.
Miley dhe Liam javën e shkuar, jo vetëm që kanë kaluar moment romantike se bashku në një festival muzikor, por ata kanë festuar së bashku edhe natën e ndërrimit të viteve. Një festë familjare bashkë më vëllezërit e Liam dhe bashkëshortet e tyre. Çifti madje kanë publikuar edhe një foto së bashku dhe kjo është fotoja e parë e tyre, pas dy vjetëve….
Sigal