Mexhit Prenci/ Mbi veprat letrare të Realizmit Socialist

648
“Një analizë moderne e veprës artistike fillon nga çështjet e përbëra; nga mënyra në të cilën ajo ekziston dhe nga sistemi i shtresave të saj”. 
Velek dhe Uoren
1- Sipas teoricienëve amerikanë të letërsisë dhe artit Velek dhe Uoren janë të papranueshëm faktorët jashtartistikë dhe jashtëkritikë për të analizuar dhe gjykuar veprën artistike. Nuk mund të rivlerësohen veprat e realizmit socialist, as veprat e dënuara nga diktatura komuniste, duke aplikuar kritere ideologjike, politike, historike dhe të sociologjizmit vulgar që janë faktorë të jashtëm. Përkundrazi. Është domosdoshmëri të aplikohen qasje kritike me vizione e këndvështrime të reja moderne dhe alternative. 
Me kriteret e një dramë dokumentare nuk mund të gjykohet një vepër artistike. Në dramën dokumentare, kritiku analizon dhe gjykon për vërtetësinë e bëmave të personazhit real, të personalizuar, për vërtetësinë historike dhe jetësore të ngjarjeve dhe fakteve pa e shtrembëruar të vërtetën. Këtu fantazia dhe imagjinata janë në funksion të artistikes dhe estetikes për ta shprehur sa më bukur portretin e personazhit real. Ndërsa vepra artistike, siç nënvizova më sipër është realitet artistik imagjinar dhe si e tillë analizohet dhe vlerësohet. 
Të plotë shkrimin nga Mexhit Prenci mund ta lexoni nesër në Gazetën Telegraf…
Sigal