MEXHIT PRENÇI/ Gjenia e Aleksandër Moisiut që tronditi skenat evropiane

611
Sigal

Gazeta Telegraf/


MEXHIT
PRENCI



(monografi
nga doc. BARDHYL KOSOVA)



studimin tim për monografinë e Kosovës nuk kam ndjekur mënyrën e zakonshme
konservatore e rutinore që përdoret në përurimet e monografive, ku ata që
ligjërojnë flasin në përgjithësi çka dijnë ata për personalitetin, madje duke
përsëritur njeri-tjetrin dhe ato që janë shkruar nga autorë të tjerë, por kam
aplikuar qasjen kritike alternative: Si e ka realizuar Kosova figurën e
Aleksandër Moisiut, si Artist i Madh Botëror.

 

1

Kryekreje
theksoj se historiani dhe studiuesi i mirënjohur i teatrit Bardhyl Kosova, ka
shkruar librin më të mirë gjer më sot për artistin me famë botërore dhe
origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu. Me një përkushtim si asnjë tjetër, prej
hulumtuesi e studiuesi serioz, tërë jetën është marrë me figurën e Moisiut për
ta paraqitur siç ishte ai, ndër aktorët botëror më elitar të kohës së tij.
Kosova për të ndriçuar vlerat e artistit mjeshtër i klasit të lartë të aktrimit
dhe për të përjetësuar figurën e tij ka hulumtuar si “arkeolog pasionant” nëpër
arkiva e biblioteka në kërkim të materialeve dhe ka marrë opinione e vlerësime
nga të afërmit, miqtë, shokët, kolegët, ata që e kanë njohur dhe kanë
bashkëpunuar me të.

2

 Me
durim dhe këmbëngulje, ka tejkaluar vështirësitë e ndryshme dhe ka siguruar
materiale të shumta nga arkivat e Austrisë, Gjermanisë, Francës etj.; nga e
shoqja e Moisiut Johana Tervin dhe, ka marrë vlerësime nga personalitete të
shquara të teatrit e kulturës botërore duke e parë figurën e Moisiut në shumë
plane si njeri, qytetar, intelektual dhe artist i lartësisë.

 3

Monografia
“Aleksandër Mosiu aktori që tronditi skenat e botës” është shkruar thjeshtë, me
kulturë dhe profesionalizëm, me stil konciz e racional ku sensi i masës,
maturia dhe realizmi, përshkojnë tekstin e librit. Me gjuhë të pastër e të
shkathët pa barbarizma, jepen vlerësimet artistike për artistin e madh, i cili
është i krahasueshëm vetëm me vetveten, Libri lexohet me ëndje dhe iu jep
kënaqësi lexuesve.

4

Bardhyl
Kosova i dashuruar pas figurës madhore të Moisiut, që në fillim të viteve ’60,
si dekan i parë i Shkollës së Lartë për Aktorë, me propozim të tij kjo shkollë
mori emrin e Aleksandër Moisiut. Si pedagog i Historisë të Teatrit Botëror i
njohu studentët me materiale të ndryshme për Moisun dhe nëpërmjet disketave që
ai dispononte, studentët dhe aktorët e Teatri Popullor për herë të parë dëgjuan
zërin e Moisiut në monologë dhe recitime të ndryshme.

5


1969 botoi librin e parë të titulluar “Aleksandër Moisu”. Prej asaj kohe e gjer
më sot me vullnet të pashoq, durim dhe këmbëngulje, gjithnjë në kërkim të
materialeve të reja për Moisiun, ka krijuar një arkiv të pasur e të gjthanshme
moisiane e megjithatë është një kontribut modest, siç thotë ai vetë, në sensin
se për jetën dhe artin e Moisiut hulumtimi, studimi dhe vlerësimi janë gjithnjë
të hapur.

***
Arkiva e pasur me materiale i dha shansin që të analizohej, studiohej.
sistemohej e të formësohej libri me profesionalizëm, Këtë pasuri arkivore e
shfrytëzoi vetë autori në botimin e monografisë “Aleksandër Moisiu aktori që
tronditi skenat e botës”, i cili është pritur mirë nga lexuesi, shtypi dhe kritika
profesionale.

Siç
e cika më lart është libri më i plotë për Moisiun gjer më tani, më i gjerë dhe
profesional ku, jo vetëm është zgjeruar e plotësuar lënda e librit të parë, por
është pasuruar edhe me materiale të shumta, të reja e të panjohura. Mënyra si
është shestuar e strukturuar me stilit të thjeshtë duke sfiduar të bujshmen e
pompozen, është tregues i individualitetit të spikatur të studiuesit.

7

Sipas
vizionit të paraqitjes së figurës së Aleksandër Moisiut në disa plane e
dimensione, monografia është shestuar dhe strukturuar jo me “kapituj” dhe
“pjesë”, por me tituj të ndryshëm orientues e përfaqësues të një pjese të
tekstit, ku paraqitet jeta dhe arti në rrafshe te ndryshme, sipas pikësynimit
të vështrimit tërësor të figurës së Moisiut. *** Pas parathënies “Mbijetesa e
Moisiut” e shkruar nga Dr. Moikom Zeqo, i cili vlerëson profesionalizmin,
përkushtimin, thjeshtësinë dhe modestinë e autorit, vjen titulli “Legjenda dhe
e vërteta mbi Moisiun” ku Kosova paraqet vështirësitë e kërkimit të
materialeve, të zbulimit të burimeve të tyre në Akademinë e Arteve të
Gjermanisë, Drejtorisë Qendrore të Arkivave Shqiptare, të Arkivit të
Bibliotekës dhe të Muzeut Burg-teatër të enës, Arkivit të Maks Reinhardit, me
të cilët u krijuan marrëdhënie të ngrohta dhe u siguruan shumë materiale të
rëndësishme. Autori vlerëson edhe gatishmërinë e ndihmën konkrete të gruas së
Moisiut, JohanaTervini. Çdo titull lidhet dierekt apo tërthoazi me figurën e
Moisiut. Kështu te “Moisiu dhe koha e tij” me koncizitet jepet koha kur lindi
artisti i madh. Te “Moisiu shqiptar” pasqyrohet origjina, dashuria për atdheun
dhe krenarinë që ishte shqiptar. Në titullin “Hapat e para” kemi nëntituj:
“Vjena”, “Praga”, “Berlini” ku përshkruhen vështirësitë e para, mospranimi i
Moisiut në teatër, si i pa talentuar, e gjer te zbulimi si talent i rrallë dhe
afirmimi si artist botëror shumëdimensional i papërsëritshëm.

8

Një
vend të veçantë në libër zë marrëdhënia e Moisiut me regjisorin e madh Maks
Reinhard te titulli “Aktori i Maks Reinhardit”, ku autori pasi rrëfen tërë
marrëdhëniet midis tyre, telegrafisht jep konsideratat për njeri-tjetrin:

Reinhardi:
“Te Moisiu gjeta aktorin që më duhej”.

Moisiu:
“Falënderoj Reinhardin për të 17 vjetët që kalova pranë tij. Ato ishin vitet më
të bukura dhe të pa harruara”.

9

Vëmendje
të posaçme i ka kushtuar autori edhe pasqyrimit të aktivitetit artistik nëpër
turnetë teatrore në të gjithë kryeqytetet e Evropën që nga Vjena, Berlini e Moska
dhe gjer në SHBA, Meksikë e Argjentinë. Në këto turne jepen fakte, dokumente,
opinione dhe vlerësime për sukseset e Moisiut në interpretimin e kryeroleve të
dramaturgjisë botërore nga veprat e dramaturgëve më të mëdhenj të botës si:
Eskili, Sofokliu, Shekspiri, Gëte, Shiler, Tolstoi, Molieri, Lessing, Gogol,
Dostojevski, Çehov, Ibsen, Strinberg, Pirandelo, Shou etj.

10 

Konsideroj
vlerë specifike të librit përshkrimet për marrëdhëniet dhe takimet e Moisiut me
personalitetet elitarë të letërsisë, kulturës e teatrit dhe vlerësimet e tyre
për Moisiu. Ja disa prej tyre: 1. Marrëdhëniet me regjisorë të shquar: Maks
Reinhard, Konstandin Stanisllavski, Mejerholdi, Andre Antuani, Fermin Zhermien.
2. Me kritikët: Emil Faktori, Maksimilian Harderi, Julias Bobi, Anatoli
Llunaçarsksi, Silvio D’amiko, Renato Salvadori. 3. Me dramaturgët Gerhard
Hauptman, Hugo Hotmanstalin, Georg Kaizeri, Bjornstern Bjornson, 4.Me aktorët e
mëdhenj: Albert Basserman, Eduart Vintershtain, Eleonora Duze, Fedor Shaljapin;
5. Me personalitetet elitare të letrave: Stefan Cvajg, Franc Kafka,Tomas
Man,Viktor Eftimiu, Ferenc Molnar etj .