Mexhit Prençi: Arratisja e artistikes dhe estetikes nga libri pornografik “Vrima”

769
“Cilësitë jo-estetike – thoshte F. Siblei “ -mund te vihen re nga cilido me inteligjencë normale, me shikim, me të dëgjuar, me të lexuar; ndërsa ato estetike “kërkojnë ushtrimin e shijes së preceptueshmërisë ose të ndjeshmërisë dhe të dalluarit e asaj që është estetike ose vlerësimit estetik” 
Osvald Hangfling
Kryekreje theksoj se çdo krijimtari letraro-artistike analizohet sipas kriterit artistik, estetik dhe mesazhit dhe sfidon çdo faktor jashtë letrare jashtë artistik, të cilët janë thelbësorë në përcaktimin e vlerave dhe jo vlerave të tekstit të librit. Edhe poemat e librit “Vrima” të Rita Petros duhet të analizohen sipas artistikes dhe estetikes dhe jo me faktorë të tjerë. 
Çmimi “Lumo Skendo”
Dhënia e Çmimit “Lumo Skendo” këtij libri me pesë poema, si libri më i mirë i vitit 2014, nga një juri e Bibliotekës Kombëtare, u bë shkak për debate si në rrafshin bibliofilik të vlerësimit, ashtu edhe të gjykimi të tekstit letrar, i cili është i zhveshur nga mjetet substanciale figurative poetike, çka nuk mund të jetë poezi.
***
Lasgushi do të thoshte: “Poezia duhet të shpreh jetën me simbolin poetik në mekanizmin e saj, me potencialin absolut të saj. Atëherë poezia është e përsosur, perfekte. Kur s’është e përsosur, kur s’ka fuqinë supreme në potencialin e saj, nuk se është e metë, po si përputhet potencialit moral të jetës; pra s’është poezi, nuk përfaqëson vitalitetin integral të jetës dhe të botës; – pra,nuk ka poezi të madhe ose të vogël, të mirë apo të keqe, por vetëm poezi”. 
***
Gjykimi dhe vlerësimi i librit pornografik
Sipas kësaj semantike gjykimi dhe vlerësimi i librit pornografik “Vrima”duhet të ketë në fokus debatin: Është apo s’është poezi, teksti i vargëzuar dhe vulgarizuar i poemave të saj. Është apo s’është artistik dhe estetik e në të njëjtën kohë edhe analiza për vlerat bibliofilike. Paaftësia për të debatuar në këtë qasje e tjetërson debatin në deba(l)të.
*** 
Sipas meje mania për t’u dukur modern, post-modern dhe performatist, madje edhe për të lozur rolin e specialistit e të“gjyqtarit pa asnjë patentë” si çdo të thoshte Koliqi, është një sëmundje e pseudomodernëve të cilët nuk i referohen tekstit, por krijimit të një surealiteti që e besojnë si realitet, kur thonë se poezia pornografiike e Ritës është poezi e angazhuar, sjell emancipim moral,social, risi dhe provokim estetik!!!…
***
Nuk mohoj mendimet, qëndrimet dhe këndvështrimet e ndryshme të vlefshme të disave, përfshirë në debat, por i konsideroj joprofesionale mendimet e shumicës së debatuesve në “Opinion” të Fevziut, në mediat e tjera dhe fb, për vështrime e qëndrime kategorike pro apo kundër, pa argumente artistike dhe estetike.
***
Dikush thotë poezinë e gjykojnë vetëm poetët, një tjetër thotë vetëm kritikët, një i tretë artikulon se s’ka kritere për të përcaktuar vlerat e poezisë, ca të tjerë parimet e tejkaluara anakronike të sociologjizmit vulgar i paraqesin si pikë vështrime moderne, sigurisht nga inkompetenca në rrafshin e kritikës dhe estetikës.
***
Imitimi i “modelit parlamentar shqiptar të debatit”
Një dukuri tjetër është imitimi i “modeli parlamentar shqiptar të debatit” me sharje, fyerje e poshtërime dhe dhunime të ndryshme psikologjike që u shfaqën kundër poeteshës Rita Petro,për qasjen e saj në krijimin e poemave pornografike me natyralizëm të skajshëm dhe vulgaritete, banalitete e perversitete, e të tjera e të tjera, të cilat nuk janë poezi,- por, kjo nuk i jep të drejtën askujt të përdhos etikën, sjelljen e kulturuar dhe gjykimin profesional. Askush nuk ka të drejtë të ofendoje, fyej e poshtëroje tjetrin çfarëdo që shkruan, por ka të drejtë ta gjykojë rreptë dhe ta kritikojë fort, me argumente,për arratisjen nga artistikja dhe estetikja, ashtu edhe për disa mesazhe negative për moralin, që përcjell teksti i poemave. 
***
Duke e zbritur analizën në rrafshin konkret, sipas kritikës tekstore që orienton analizën sipas tekstit letrar(çka perceptohet e përftohet prej tij), nënvizoj se,që në titullin “Vrima” të këtij libri, shquaj një konceptim jopoetik, jo estetik. Në tërë si poezitë e saj janë shpjeguese të veprimeve të personazheve pornografikë, me varfëri figuracioni poetik, me gjuhë jopoetike dhe tekst jopoetik. Vendin e tyre e kanë zënë narracioni, përshkrimi e rrëfimi i thatë pa art, i tipit manual mjekësor, sociologjik a psikologjik për adoleshentët, por edhe këtë e shoh jo të dobishëm në rrafshin e mesazheve, disa prej të cilave janë negative.
***
Paqartësia e jurisë së Bibliotekës Kombëtare 
Gjithashtu edhe paqartësia e jurisë së Bibliotekës Kombëtare në zbatimin e kritereve të vlerësimit, të asaj që është bibliofilike dhe asaj që është artistike dhe estetike te libri “Vrima”, ka bërë që debati të shndërrohet në deba(l)të. Përzgjedhja e librit për vlerësim bibliofilk, së pari nis nga përzgjedhja e tekstit me vlera të larta poetike dhe pastaj përzgjidhet libri me vlerat në rrafshin bibliofilik.
***
Në çmimin “LUMO SKENDO” janë përcaktuar kriteret e dhënies së këtij çmimi për librin bibliofilik. Citoj më kryesoret: “Botimet do të vlerësohen në bazë kriteresh teknike, estetike, me përparësi cilësinë e tyre. Elemente vlerësuese quhen kryesisht: lexueshmëria pamore, paraqitja grafike e cilësisë, letra cilësore, libërlidhja cilësore; dëftues të tjerë sipas specifikës së botimit etj. Botimet që do të marrin çmime duhet të dallohen edhe për redaktim, korrektim dhe respektimin e normave drejtshkrimore.” 
Sipas këtyre kritereve çmimi,jepet për shtëpitë botuese, duke e marrë të mirëqenë cilësinë e lartë artistike dhe estetike të tekstit letrar poetik.
***
Mirëpo teksti i libri “Vrima” nuk është i tillë. Juria duhet të ketë qenë nën trysni të jashtme apo të brendshme, se nuk dua ta besoj që nuk është e aftë të shquaj mungesën e artistikes dhe estetikes në tekstin letrar te poemave të Petros. Kjo nuk është asprofesionale as serioze; ashtu si dhe rropatja për ta devijuar debatin sikur shoqëria jonë nuk pranon poezinë pornografike duke sjellë shembuj të shumtë nga letërsia botërore dhe autorënobelistë. 
***
Pa hyrë në debate shterpë
Pa hyrë në debate shterpë për praninë e poezisë, eros-it dhe atë lakuriqe, pa gjethe, siç thotë Poeti Pano Taçi; në rrafshin e folklorit dhe atë të poezisë, gjen me dhjetëra-dhjetëra libra me poezi folklorike pornografike, perla; po ashtu edhe në poezinë shqipe, që nga fillesat e saj e gjer në ditët tona, poezia pornografike jo vetëm ka qenë e pranishme, por edhe me vlera lartësore. 
***
Një nga poetët më të shquar dhe unikal i poezisë pornografike Pano Taçi ka korrur suksese që me librin e parë “Hukama e Venusit” me pseudonimin Burgim Pata. Ai ka botuar dhe ribotuar disa libra të tillë të suksesshëm. Në një intervistë, ndërmjet të tjerash thotë:“Unë shkruaj poezi lakuriqe, ashtu si ka lindur femra dhe mashkulli, pa i mbuluar me gjethe, dua të emocionoj të tjerët, t’u jap kënaqësi. Kush më pëlqen më pranon, kush s’më pëlqen më refuzon. Kështu jam unë, s’mund të bëhem tjetër”. Asgjë banale as vulgare nuk ka në poezinë e tij shkruar bukur me gjuhë poetike, metaforike, me gjetje artistike, detaje specifike dhe humor që të jep kënaqësi estetike. Ndaj as nuk është debatuar as deba(l)tuar.
***
Ndërsa libri “Vrima” me vargëzime pa vlera artistike dhe estetike siç kanë artikuluar më shumë se një herë, ndezi debat dhe deba(l)të, ku si shkak, siç thashë më sipër, qe dhënia e çmimit si libri më i vlertë i Vitit 2014, me këtë formulim të jurisë: ”Cmimi Kombëtar i bibliofilisë“Lumo Skendo” 2014,jepet për botimin bibliofilik me pesë poema të Rita Petros si një botim elegant që harmonizon konceptualen e imazhit dhe artin e poezisë, provokimin estetik, duke pasuruar shijen bibliofilike të lexuesit”.
***
Një formulim i tillë, dyshoj se është shkruar nën trysni të jashtme, pas dhënies së çmimit, mbasi ndeshi në një reagim të ashpër refuzues, inekstremis. Po, ç’rëndësi ka kjo, kur formulimi është amatoresk, estradesk,që autorët pa dashje fshikullojnë vetveten. 
***
Çmimdhënësit, amatorë
Të konsiderosh këtë libër “elegant” vetëm nga paraqitja bibiofile, kur teksti letrar është me vargëzime natyraliste gjer në vulgaritet e banalitet, kjo i vë në pozitë të vështirë çmimdhënësit, të cilët mund të jenë profesionistë të zotë në fushat e tyre, por në vlerësimin e këtij libri shfaqen amatorë. T’i quash tekstet e poemave të linbrit “Vrima” provokim estetik, kjo është më shumë se padituri.
***
Çdo njeri me inteligjencë normale i shquan cilësitë jo estetike dhe jo artistike siç thoshte F. Siblei. Ndërsa cilësitë estetike kërkojnë specialistë e profesionistë dhe kritikë me dije e shije të lartë, për të bërë vlerësimin estetik. Një libër me poezi nëse nuk ka realizuar artistiken dhe estetiken, s’mund të jetë libër poetik. 
***
– Autorja me librin “Vrima” ka bërë një vrimë në ujë
Si përfundim, ky libër,që në titull vulgarizon magjinë e seksit natyral, që të rinjtë dhe të rejat e bëjnë gjer në perfeksion, shndërruar në art të lartë. Parë nga kjo pikë vështrimi autorja me librin “Vrima” ka bërë një vrimë në ujë, po të shprehesh me gjuhën e Urtakut. Megjithatë e përshëndes për mesazhin e vlertë: Si nuk duhet shkruar një libër pornografik.
Rita Petro
Kujdes, film me pullë!
Tani je në dorën time!
Kush je ti?
MASHKULLI yt.
Çfarë është ky këtu?
Penisi. Preke me dorë.
Uau… Sa i madh po bëhet?! Lëviz si me magji?!
Tani hiqi brekët, ule kokën dhe shih mes kofshëve…
Kjo është…? Lulja ime.
Ha ha ha… akoma me përralla ti? Vagina! Përsërite: Vagina!
Uau… Vagina ime
Tani mësoje mirë: Kur ky imi futet këtu, ky quhet seks. Pas kësaj mund të hedhim farën. Ose thjesht të bëjmë qejf.
Nuk dua… nuk dua… jam e virgjër. Dua të vdes e virgjër. Më mjaftojnë kukullat për të luajtur. Dhe Piter Pani për të ëndërruar. Nuk dua…
Po të gjithë e bëjnë këtë punë. Edhe mami me babin e kanë bërë.
KURRË.
Edhe gjyshja me gjyshin? Këtë punë të fëlliqur ata kurrë s’e kanë bërë!
S’është punë e fëlliqur. Është qejf i pastër.
Jo, nuk dua!
Sot po shkoj më mirë. Mendohu. Nesër vij përsëri…
Si thua. Do ta provosh?
Kurrë!
Mirë…hajde puthemi.
Uau sa gjë e shpifur gjuha jote. Si gjuha e gjarprit.
Në përralla princi nxjerr xixa kur e puth princeshën. Fëmijët lindin nga zambakët e ujit.
Epo jeta s’është përrallë.
Me fillim ters dhe fund të lumtur. Si nuk e kupton?
E kundërta në jetë ndodh. Jo nuk dua!
Do të kthehem nesër. E treta e vërteta!
E nëse nuk pranon shko në manastir e bëhu murgeshë.
Oh…oh
Kam dhimbje.
Dhimbja sjell lumturi.
Oh, asgjë nuk ndiej përveç dhimbjes.
Ja dhe pak…
Çfarë është kjo që po më derdh mbi bark? Sperma? Pse s’e derdhe brenda?
Që të mos sjellim një fatkeq tjetër në këtë jetë. Kaq ishte. Nuk je më e virgjër. Edhe unë s’jam sigurisht.
Po tani?
Tani fillon kënaqësia e dhunës. Më hip sipër. Dhe rrotulloje ashtu nga brenda. Kthehu para… anash… pas…
E ke parë demin? Kur ia ngul nga mbrapa lopës.
Hajde ngjeshu pas luleve të mia. Tani nxirre dhe fute në gojë. Thithe. Jo aq shumë se s’dua të prishem.
Hip sipër.
Shtrihu poshtë lëviz më shpejt ah ah ah.
Më nnnngggaaadddaaalëëë… Oh Zot.
Mos e zër Zotin me gojë!
Kush na e fali këtë kënaqësi nëse jo Zoti? 
Ku e di ti ç’është kënaqësia që të fal Zoti? 
A i je dhënë ndonjëherë atij?
Jo, se ma kanë prerë kërthizën që më lidhte me të.
E tani jam ndotur.
Atëherë pastrohu.
E si?
Më duket se jam në Kishë.
Moment sublim
Ceremonia madhështore e ngujimit të trupave.
Para trupave të tjerë të ngujuar me kohë. 
Me buqeta lulesh në duar.
Që mbajnë erë temjani…
Sigal