Mesut Ozil, 16 mijë m2 shtëpi

616
Sigal

 Ajo ka 8 suita gjumi, 6 dhoma qëndrimi, një kinema private madhështore dhe pishinë të brendshme

Mesut Ozil po ambientohet shumë mirë në Londër. Pas polemikave me Real Madrid për ndeshjet e tij jo shumë të mira, futbollisti i kombëtares gjermane vendosi të ndërrojë ambient dhe të transferohet tek Arsenali, ku duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë. Fantazisti me origjinë turke po kontribuon në sukseset e “Topçinjëve” si në Premier ku pas 6 javësh është në krye të tabelës ashtu edhe në Champions Me kritikat të lëna pas shpine Ozil po fillon një jetë të re në Angli, së bashku me të dashurën e tij, këngëtaren Mandy Capristo. Çifti i famshëm ka marrë tashmë një vilë luksoze në lagjen Chelsea, shumë pranë banesave të “VIP”-ave ve të tjerë si: Madona, Bob Geldof, Hugh Grant, Mick Jagger, Kylie Minogue dhe Gëyneth Paltroë. Shtëpia është 16,300 metra katrorë dhe është dizenjuar nga Harrison Varma. Ajo ka 8 suita gjumi, 6 dhoma ndenje, një kinema private madhështore, pishinë të brendshme, palestër, kuzhinë fantastike, një super-garazh për gjashtë makina dhe gjithçka tjetër që mund të kërkojë një njeri.

 Rezidenca është një ideuar nga vetë ylli i Barçës në bashkëpunim me arkitektin e Naomi Kempbellit

 Lionel Mesi projekton “shtëpinë e futbollit”

  Ylli i futbollit Lionel Messi është duke ndërtuar një rezidencë spektakolare e projektuar nga vetë ai së bashku me një arkitekt spanjoll. Sipas asaj që shkruan portal argjentinas “Ciudad.com.ar’, sulmuesi i Barcës, dëshiron të ketë një shtëpi ideale për partneren e tij Antonela Rokuco dhe djalin Thiago, në një prej lagjeve më të famshme të Katalunjës, Pedralbes.Messi dëshiron që të vendoset përfundimisht me familjen e tij në Spanjë dhe për këtë shtëpi është konsultuar me arkitektin spanjoll Luis de Garrido, për një shtëpi të përshtatshme. Luis de Garrido është arkitekti i njëjtë që e kishte projektuar shtëpinë e supermodeles Naomi Kampbell. Nëse e sheh nga ajri projekti i shtëpisë ngjan me një fushë futbolli ndaj dhe do të pagëzohet me emrin “shtëpia e futbollit”.

 Obsesioni i Samuel Eto’o, koleksion 5 milion euro makina

   Më në fund në Londër i kanë arritur automobilat e tij nga Rusia. Katër automobila e tij vlejnë rreth 5 milion euro.

Para një viti ishte futbollisti më i paguar në botë. Vetëm nga klubi rus, Anzhi inkasonte 20 milion euro në sezon. Ai tha se kohën në Rusi e kishte kaluar duke blerë automobila të shtrenjtë.

Javë më parë ai vendosi për ndryshime. Si lojtar i lirë nga Anzhi kaloi te Çelsi. Transferimi i tij i fundit drejt Londrës nga Rusia ishin automobilat e tij, një ndër pasionet e veçanta që i ka. Në koleksionin e tij janë Bugatti Veyron, Aston Martin Zagato, Mejbah Ksenatec dhe Aston Martin One-77, të cilët së bashku vlejnë rreth 5 milion euro. “Nuk jam njeri nga një automobil. I kam disa, kjo më jep liri”, e pranoi Eto’o.

Se vërtetë është i varur nga kjo punë e pranoi edhe miku i tij, Roger Milla. “Femrat kurrë nuk e kanë tërhequr”, tha Milla, të cilit para tri vitesh Eto’o ia fali një Porsche.

 Festa e birrës në Munih

 Gëzuar të gjithëve nga… Pep Guardiola

 Munihu njihet në të gjithë botën si “kryeqyteti” i birrës. Sidomos, në muajin tetor kryeqyteti i Bavarisë pushtohet nga miliona turistë që dëshirojnë të shijojnë birrën origjinale gjermane. Nuk mund të mungonin në “Oktoberfest” edhe lojtarët e Bajernit dhe trajneri i tyre spanjoll, Pep Guardiola me bashkëshorten e tij.