Mësuesi i tre brezave

514
Nga Theodhori PROKO
Pas disa orëve “bosh”, gjatë të cilave ne nxënësit e shkollës “1 Maj” në Skelë e mbanim frymën buzë detit, duke u harruar pas lojrave me top, mësuesi zëvendësues erdhi. Ai ishte një burrë i gjatë, me moshë të thyer, me flokë të thinjura, që i jepnin fytyrës së tij një pamje fisnike. Që ditën e parë kur na e prezantuan në oborrin e shkollës, dikush e thirri me shaka “xhaxho” për shkak të flokëve të bardhë. Edhe më vonë ashtu vazhduan ta thërrasin të gjithë nxënësit dhe mësuesit, në shenjë respekti për moshën e thyer
Çuditërisht, ndryshe nga pamja e jashtme, zërin e kishte të butë e të ëmbël, që të impononte ta dëgjoje me respekt. Neve na takoi fati të zhvillonim orën e parë të mësimit me të. Hyri në klasë, na përshëndeti me një buzëqeshje të çiltër dhe me hapa të ngadaltë u drejtua për nga katedra, që ndodhej afër dritares. Hapi regjistrin dhe nisi të thërrasë në apel emrat e nxënësve. Sipas traditës, secili nga ne ngrihej në këmbë dhe përsëriste fjalën rutinë “Këtu!”. Mësuesi ndalej pak me vështrim mbi atë që ngrihej në këmbë, si për të fiksuar në memorien e vet fytyrën dhe emrin e nxënësit dhe vazhdonte më poshtë. Unë isha nga fundi i listës, sipas rendit alfabetik dhe po ndiqja pa ndonjë vëmendje të veçantë, ritualin e zakonshëm të çdo ore mësimi. Kur dëgjova emrin, si gjithë të tjerët u ngrita në këmbë dhe belbëzova me pak zë, sa për të bërë “detyrën”, përgjigjen standarte, “Këtu!”.
Mësuesi më “mbështolli” me atë vështrimin melankolik të syve të tij dhe dukej sikur kërkonte të gjente diçka në kujtesë. Edhe klasa heshti. As mësuesi dhe as njeri nga nxënësit nuk fliste. Për disa çaste të gjithë ishin kthyer nga unë dhe më vështronin me habi. Më në fund mësuesi e theu këtë heshtje dhe më pyeti me dashamirësi:
-I kujt je ti, mor` djalë?
( për më shumë nesër në Gazetën “Telegraf”)
Sigal