Sigal

SKRAPAR- Takimi i Gjin Markut me Mestanin. Si u asgjësoi detashmenti i milicëve të kryeministrit tradhtar, Mustafa Merlika

Mestan Ujaniku, komandant popullor dhe prijës legjendar

Mestan Ujaniku u lind në fshatin Ujanik të rrethit Skraparit më 1902. Fëmijërinë e kaloi në ajrin e patër të Tomorrit. Ai më pas u bë një luftëtar i ardhshëm dhe i zoti, kjo për faktin e motivuar nga i ati, që me armë në dorë luftoi kundër pushtuesve Osmanë dhe shovinistëve grekë përkrah luftëtarëve të tjerë skraparllinj si Servet Zaloshnja. Mestani qysh në moshë të re,e hodhi mauzerin në sup dhe ndoqi gjurmët e të atit dhe të parëve. Ishte vetëm 18 vjeç kur u rreshtua së bashku me 300 burra në grupin e vullnetarëve të Tomorricës, të udhëhequr nga Ali Koprëncka e Riza Cerova. Ishte pikërisht ky grup që goditi që goditi forcat italiane në Leskovik, Përmet e Tepelenë dhe më pas mori pjesë edhe në luftën e Vlorës. Vrasja e Avni Rustemit, më 22 prill 1924 nga Amet Zogu, ndezi tek Mestani ndjenjën e urrejtjes ndaj regjimit të këtij satrapi shqiptar. Kjo ishte edhe një nga arsye që ai, përkrah luftëtarëve’ Rustem Çepani, Sinan Ylli, Riza Vala, Jake Backa, Xhaferr Kuçi, mori pjesë në Revolucionin demokratik – borgjez të Fan Nolit as përmbysjes së kësaj Qeverie Demokratike nga Ahmet Zogu. Mestan Ujaniku mbeti nën mbikëqyrjen e xhandarmërisë zoriste. Më 1934 Mestani u lidh ngushtë me organizatat antizogiste të krijuar në Shqipëri dhe siguroi lidhje me patriotët si Hysen Zaloshja, Riza Bregasit, Zylyftar Veleshja, Feim Gërmenji etj. Kur më 14 gusht të vitit 1935, plasi lëvizja e Fierit Mestani me shokët të tij e përkrahën dhe morën pjesë në të duke qëndruar rojë në karakollin e Kulmakut, ku priste urdhër nga çasti në çast. Në momentin që kjo lëvizje dështoi Mestani siguroi kalimin e Riza Cerovës në qafën e Kulmakut në drejtim të Malit të Koshnicës. Ardhjen e fashizmit në Shqipëri, Mestani e përjetoi me dhimbje dhe e priti me urrejtje si gjithë patriotët e tjerë shqiptarë dhe skraparas. Kjo ishte dhe arsyeja që ai e shumë burra tomorricarë, u nisën në drejtim të Beratit, por me urdhër të prefektit të asaj kohe u arrestua. Me daljen nga burgu u kthye në Tomorricë dhe filloi propagandën dhe kundërshtimin haptas të fashizmit, duke shkuar fshat më fshat e shtëpi më shtëpi. Në fillim të marsit 1942, i deleguari i Komitetit Qendror të partisë komuniste shqiptare për qarkun e Beratit, Gjin Marku i shoqëruar nga Nure Dobrusha, Orhan Frashëri dhe Thoma Bello kanë marrë takim me Mestan Ujanikun në fshatin Karkanjoz të Beratit. Gjin Marku në këtë takim i ka parashtruar Mestanit, platformën e Luftës Nacionale – Çlirimtare dhe bashkëpunimin për krijimin e çetës partizane për luftë të armatosur kundër pushtuesve të huaj. Gatishmëria e këtij patrioti u tregua që në momentet e para të bisedës,ku  u gjend mirëkuptimi për bashkëpunim. Për këtë moment historik  që ka lidhje me krijimin e çetës së parë në Skrapar, në kujtimet e veta të Kahraman Ylli shkruan: Kontaktet e para me Mestanin në Karkanjoz çuan në krijimin e njësitit përfaqësuar nga shoku Thoma Bello, Orhan Frashëri, dhe Nure Dobrusha. Në këto momente me çetën e Mestanit bënin pjesë edhe disa të arratisur si, Hajdar Krushova, Muharrem Trabla, Ferhat Gjonbabasi, të cilët natën nëpër fshatra hapën fjalë se, ka ardhur koha të luftojmë kundra pushtuesit.

Takimi dytë i Gjin Markut me Mestanin

Pas një kohe të gjatë lufte përsëri ishte e nevojshme për një takim tjetër më Mestanin dhe ky takim u arrit ndërmjet tij dhe Gjin Markut. Dita  e takimit, Më 14 mars 1942, rrëzë malit Tomorrit plak, ishte dita që shënoi edhe krijimin e çetës së parë partizane në Skrapar. Ky është formacioni i parë partizan në qarkun e Beratit dhe në gjithë Shqipërinë e  Jugut. Mesazhi u përcoll nga Kulmaku për të mbetur i ndezur në zemrat e të gjithë luftëtarëve skraparas. Çeta partizane e Skraparit me komandantë legjendarë Mestan Ujanikun dhe me komisar Gjin Markun filloi rrugën e lavdisë duke kaluar nga një lavdi në tjetrën.

Çeta plakë dhe komandanti kreshnik

 

Në fillim, çeta kreu ritin e njohjes fshat më fshat si formacion partizan, duke propaganduar Luftën kundër pushtuesit të huaj. Kjo për faktin që të bëhej i njohur në popull, misioni çlirimtar i kësaj çete. Në prill të vitit 1942, kjo çetë marshoi në drejtim të Myzeqesë duke qëndruar sipas rastit në fshatrat Sqepur, Kutalli, Dronivicë,  Velmish e Donofrosë. Në këto fshatra djali madh i Mestanit, Xhemali merrte takim dhe jepte informacione në komandën e Çetës. Çeta vazhdonte marshimin dhe në disa fshatra të tjerë të Roskovecit e Mallakastrës, deri sa më në fund u vendos përfundimisht në Shpirag, ku merreshin takime e jepej-besa midis patriotësh. Në mes të muajit maj 1942  Çeta u kthye në Skrapar ku fillimisht u përqendrua në fshatin Ujanik, ku erdhën dhe shumë partizanë të tjerë. Kudo që shkonte çeta e dëgjohej emri i komandantit Mestan Ujanikut dhe populli e priste krah hapur. Në fillim të qershorit 1942, Çeta Partizane e Skraparit si dhe ajo e Gorës  u mblodhën në malin e Dusharit. Këtu qëndruan deri në fund të muajit qershor. Kuadrot e Çetës me në krye; Mestan Ujanikun, Gjin Markun, Teki Kolonecin, Nexhip Vinçanin u morën me edukimin e partizanëve, gjë që vlente shumë për betejat e ardhshme. Pas largimit nga Dushari, Çeta u shpërnda nëpër krahina të pjesëtarëve. Vetarëni i moshuar dhe bashkëluftëtari i komandantit Mestan Ujanikut, z Orhan Frashëri, tregon se çeta partizane e udhëhequr prej zemër luani Mestan Ujanikut fluturonin në çdo kasolle,  në çdo stan, në çdo shtëpi dhe   s’mbetej grua dhe burrë dhe i ri dhe e re që të mos dëgjonte fjalët e komisarit Gjin Marku dhe komandantit Mestan Ujaniku. Rruga e lavdisë vazhdoi të pasurohej sa në njërën betejë në tjetrën. Prezenca e kësaj çete kishte tronditur edhe autoritetet fashiste.

Si asgjësoi detashmentin e milicëve të kryeministrit tradhtar të Mustafa Mërlika

Nisur nga gjendja e pasigurt në Skrapar, Kryeministri tradhtar Mustafa Mërlika, nisi në Skrapar një detashment milicësh të komanduar nga Xhaf Bali. Komandant Mestani mori masa të menjëhershme dhe bëri rrethimin dhe më pas asgjësimin e milicëve, të cilët para flamurit kombëtar dorëzuan armët. Për këtë ngjarje Prefekti Qarkut të Beratit në telegramin shifër njoftonte komandantin e Çetës Mestan Ujanikun pasi zuri të gjallë dhe çarmatosi kapidanin Xhaf Bali së bashku me batalionin në katundin Mëlovë të Tomorricës me fuqinë e tij ka për qëllim të okupoi edhe nën prefekturën e Çorovodës për t’i ardhur në ndihmë Xhaf Balit, u nis nga Korça Filip Toma [babai i Pjetër Arbnorit] në krye të 280 milicëve e xhandarëve. Sapo mësoi dështimin e Xhaf Balit, Filip Toma u kthye me bisht ndër shalë andej nga kishte ardhur, pa mundur të vinte këmbët në Skrapar. për të shpënë në vend nderin e humbur Qeveria e Mustafa Krujës, nisi operacionin kundër Skraparit me objektivë asgjësimin e Çetës së Skraparit. Por të gjithë operacionet përfunduan pa asnjë rezultat Përpjekjet e fashistëve përfunduan pa lavdi dhe dy gjeneral italian Silvio Robini dhe Volante bashkë me oficerët madhorë u kthyen të gjunjëzuar, Partizanët çliruan Çorovodën, në shtator të vitit 1942, të parën krahinë në Shqipëri. Mestan Ujaniku u bë një figurë popullore dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Skraparit. Më pas u krijua dhe çeta e dytë me komisar Ramis Araniasi. Ujaniku kishte një pamje burrërore dhe të një komandanti legjendar.

Persekutimi i Mestan Ujanikut pas Çlirimit

Ujaniku kishte një pamje burrërore, mbante qylaf të bardhë me yll partizani dhe këtë e mbante si krenari dhe jo për t’u dalluar nga të tjerët. Mestani kur nuk ishte dakord për një gjë nuk pyeste për të tjerë por vendoste vetë, ndoshta kjo kokëfortësi, pjesë e karakterit të tij i solli dëme të mëdha në jetë. Në zgjedhjet e para për në Kuvendin Popullor për deputet ka qenë dy kandidatura; Mestan Ujaniku dhe baba Fejzua. Në fund ka fituar për deputet Baba Fejzua. Më pas Mestan Ujaniku ka shkuar në Tiranë ku rrinte me grupin e deputetëve që u ndëshkuan. Mestani rrinin së bashku me Kamber Backën, që pas Lufte ishte komandanti policisë në qarkun e Shkodrës. Më pas ky person e lirua nga detyra dhe së bashku me grupin e deputetëve u ndëshkua. Kamber Backa që ka qenë komandant i Brigadës 16 -të S. ruhej nga Sigurimi  si element i pa kënaqur, pasi Backa kishte vënë grada aq sa nuk i takonte. Mestani u la pa detyra dhe me rrogë si ushtarak. Më pas ata u arrestuan. Kamber Backa u dënua me 7 vjet burg. Vëllai tij, Anviu i dërgon letër Enver Hoxhës dhe ja ulin nga 7 vjet në tre, ndërsa Mestan Ujaniku kreu një dënim rreth 7 vjet burg. Gjithsesi Mestan Ujaniku mbetet një figurë e nderuar e Luftës. .Ai së bashku me Gjin Markun i dhanë nder e lavdi popullit të Skraparit e gjithë kombit shqiptar.

Julian Xhelili