Meshkujt më pak të kujdesshëm? Nuk është faji i tyre por i gjeneve. Ja çfarë thotë shkenca

33
Karakteristikat e personalitetit i bëjnë njerëzit të ndryshëm nga njëri tjetri. E nëse disa persona konsiderohen si të kujdesshëm dhe disa të tjerë jo, ky nuk është faji i tyre por i gjeneve dhe i gjinisë.
Ky është zbulimi i fundit që kanë bërë hulumtuesit e Kembrixhit të cilët morën në hulumtim mbi 46 mije persona, shkruan intv.al.
Studimi u bazua në tre pika në ndarjen e gjinive të pjesëmarrësve, në marrjen e analizave të ADN-së dhe në një pyetësor.
Të dhënat përfundimtare treguan se 10% e nivelit të ndjeshmërisë apo kujdesit varet nga gjenet dhe nga gjinia.
Nëse meshkujt gjithmonë fajësohen se janë të pakujdesshëm kjo sipas studiueseve ndodh sepse ata ashtu janë gjenetikisht të ndërtuar.
Gjatë testit niveli i ndjeshmërisë dhe kujdesit, femrat morën 50 pikë nga 80 ndërsa meshkujt 41 pikë.
Gjithashtu ky zbulim i fundit ju ka dhënë një tjetër ndihmës dhe studiueseve të autizmit pasi të dhënat tregojnë së personat që kanë nivele të ula ndjeshmërie kanë një rrezik më të lartë për autizëm