Mesazhi prekës i Rozana Radit: Sot kam humbur babain për herë të dytë

544
Këngëtarja Rozana Radi sot ka humbur xhaxhain e saj, i cili për të ishte si një baba i dytë, pas ndarjes nga jeta të së atit.
Vetë këngëtarja ka përcjellë një mesazh prekës në rrjetin social “Facebook”.
“Sot kam humbur babain për herë të dytë! Nuk duhej të ishte kështu për ty”, ka shkruar Rozana në profilin e saj.
Kantautori Francesk Radi u nda nga jeta ditën e sotme, në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ishte i shtruar prej një jave në reanimacionin e QSUT-së, pas një hemorragjie cerebrale. Pas goditjes në tru, ai ra në gjendje kome për të mos u zgjuar më.

Sigal