Mes lotësh, përcillet për në banesën e fundit vajza e Whitney Houston

565
Është përcjellë për në banesën e fundit, vajza e këngëtares së njohur Whitney Houston, Bobbi Kristina.
Funerali i 22-vjeçares nisi në orën 11 të ditës së sotme në kishën St. James Methodist në Georgia, ndërkohë që të afërm e saj dhe personazhe të njohur e kanë përcjellë me lot.
Babai i saj Bobbi Brown ka mbajtur një fjalim ku mes të tjerash ka theksuar titullin e këngës më të njohur nga Houston, “I will always love you” (Do të dua përgjithmonë).
Sigal