Merita Merja: Klientet e mia janë Enxhi Kamenica, Maya, Anjeza Branka, Barbana Dini dhe Silva Dollapi

716
Sigal

INTERVISTA/ Flet Parukierja & Estetistja, Merita Merja: Do isha bërë një juriste e mirë

Në një intervistë ndryshe & ekskluzive, parukierja & estetistja rrëfen me detaje fëmijërinë e saj, pasionet e vegjëlisë, lidhjen me familjen, ambiciet profesionale si dhe dashurinë për profesionin e saj. Ajo është një tip i qetë, e ëmbël, por me një vullnet të fortë dhe këmbëngulës. Në jetë ka patur shumë ëndrra, ku pjesën më të madhe i ka realizuar me një këmbëngulje të veçantë …

 – Dukeni më në formë se kurrë, mund të na tregoni cili është sekreti i bukurisë & freskisë tuaj?

Në fakt nuk di të kem një të tillë. Krahas faktorit gjenetik, falënderoj zotin që është treguar vërtet bujar me mua dhe sigurisht prindërit e mi.

-Si i hyre artit të bukur të parukerisë?

-Gjithmonë e kam dashur si profesion, por e kam patur edhe pasion. Kam arritur të kuptoj nëse diçka e ke pasion, ëndërr dhe punon për të, arrin ta realizosh. Kjo ka ndodhur dhe me mua.

 -Ke patur vështirësi në fillim?

 -Sigurisht që po, si çdo profesion edhe parukieria ka vështirësitë e veta, por është një profesion shumë i bukur, nëse i përkushtohesh ashtu siç duhet. Unë e kam dhe pasion dhe profesion dhe bej gjithçka me dashuri.

– Në gjithë gjërat që mund të bësh me flokët, për cilën je më krenare?

– Për ngjyrat dhe për shtimin e flokëve (Eksteishën) për të cilat jam krenare për punën që bëj sepse janë produkte origjinale dhe që kënaqin dëshirat e klientëve për të qenë të bukura.

 -Pika juaj me e fortë, cila është?

-Të dhuroj kënaqësi dhe t’i bëj sa më të bukura klientët që hyjnë në sallonin tim, është parimi me të cilën unë punoj.

  -Nëse një kliente paraqitet në dyqanin tënd me një ide të caktuar për flokët, ti në fillim e këshillon apo direkt i plotëson dëshirën, edhe pse mund të jetë e vështirë për tu realizuar?

– Unë mundohem ta këshilloj dhe ta bind se cila i shkon asaj, qoftë ngjyrë, qoftë stil, pastaj nëse ajo nuk bindet do t’i plotësojmë dëshirën dhe të realizojmë atë që ajo kërkon.

 Çfarë duhet të bëjë një parukiere që të quhet e plotësuar dhe e kompletuar ?

– Saktësisht një parukiere duhet të merret me gjithçka që ka të bëjë me zbukurimin dhe me të bërit të ndihen mirë femrat. Flokët nuk janë gjithçka në parukeri, është një kompleks i tërë që zbërthehet sapo hyn në derën e parukerisë, të një parukiere profesionale, bëhet fjalë gjithmonë.

 -Duke folur për stile flokësh, cili është stili yt ?

-Përgjithësisht jam tek modernia & klasikja, ndonjëherë ndërthuren të dyja bashkë.

 – Kaq vite në këtë profesion, si ndihesh profesionalisht pas kaq vitesh?

– Ndihem shumë e lumtur dhe shoh sesi arrij pjekurinë profesionale çdo ditë e më shumë.

– Çfarë ka kaq të veçantë Merita?

 – Ka të veçantë sinqeritetin, dashurinë për punën dhe origjinalitetin në ide dhe fantazi. –

 Si i ke marrëdhëniet me ngjyrat?

– Unë shquhem për ide dhe fantazi në ngjyra sepse e kuptoj që në shikimin e parë, se çfarë ngjyre i shkon një klienteje të caktuar. Edhe ngjyrat janë me personalitet sepse e kuqja nuk mund ti shkojë të gjithëve ose biondja, ose e zeza. Kështu, mundohem dhe shpresoj t’ia kem arritur të realizoj idetë e mija tek klientet që siç e shikon janë shumë. (Buzëqesh)

-Përkushtimi duhet të jetë i madh edhe tek nuset, apo jo ?

 -Sigurisht, më shumë se gjithçka tjetër. sepse dita e martesës është dita e tyre më e bukur dhe duhet të jetë ajo dita që do mbahet mënd prej tyre. Unë mundohem që ta bëj sa më të bukur dhe shpresoj që ta kem arritur në çdo nuse që kam stiluar dhe ato ta kujtojnë veten si më të bukurën në jetën e tyre.

 -Po Meritën, kush e bën kaq te bukur ?

 -Gjithmonë kam kuruar vetveten, kam pasur qejf dhe vazhdoj të kem që, me veten të merrem vetë.

 -Në sallonin tënd kurojnë imazhin edhe shumë personazhe publikë apo jo, na përmend disa …

– Po është e vërtetë shumë personazhe, duke filluar që nga Enxhi Kamenica, Maya, Anjeza Branka, Barbana Dini, Silva Dollapi e shumë e shumë personazhe të tjera që të më falin nëse nuk po i përmend të gjithë.

 -Cila është dëshira më e madhe e Meritës?

 -Lumturia e familjes time, harmonia, dhe dashuria për dritën e syve të mi, djalin tim Sajmirin.

-Merita, sa e vështirë është të jesh një femër e suksesshme në Shqipëri, e suksesshme ne profesionin që bën?

-Është shumë e vështirë, sidomos në fillim kur përballesh me komentet e atyre që nuk të njohin mirë, si për mirë ashtu dhe për keq, gjithsesi me aftësitë e mia e kam arritur gjithnjë atë që kam dashur.

 – Nëse nuk do ishe kjo që je, çfarë do ishe sot?

-Mendoj se do isha bërë një avokate e zonja. E kam dashur gjithmonë profesionin e juristes dhe drejtësinë, prandaj nëse nuk do isha kjo që jam do isha me siguri një avokate e mirë.