Mercedes prezanton modelin më të ri, Mercedes-Maybach S650 Cabriolet

490
Sigal

Mercedes është duke rivalizuar Bentley-in me një makinë të gjatë dhe të konvertueshme, të cilën e prezantoi mbrëmjen e së shtunës në Los Anxhelos.

Mercedes-Maybach S650 Cabriolet është një version ekskluziv i përmirësuar i makinës, mjaft të shtrenjtë Mercedes S-Class Cabriolet.

Vetëm 300 makina të tilla do të prodhohen dhe të gjitha do të përmbajnë veçori të kualitetit të lartë. Një makinë e tillë do të kushtojë rreth 300 mijë dollarë.