Mënyra si po jeton Kim Kardashian shqetëson familjarët e saj

685
Sigal

Ajo është një biznesmene e suksesshme dhe nënë e tre fëmijëve, në pak orë të ditës ajo ia del mbanë me të gjitha detyrat e saj. Gjithsesi prioriteti i saj kryesor është kujdesi për veten, lëkurën, fytyrën dhe linjat trupore.

Në një intervistë për “Glamour”, ajo rrëfeu mbi oraret  e saj të përditëshme.

 “Orari im është me të vërtetë intensiv, por ndihem sikur është ende prioritet për mua për t’u kujdesur për veten. Edhe motrat e mia mendojnë se jam e çmendur, sepse unë bëj gjithmonë gjëra që shumica  e njerëzve nuk do të guxonin t’i bënin, zgjohem në orën 5:00 të mëngjesit dhe nis stërvitjen para se fëmijët të zgjohen, kështu jam në formë dhe tepër gati për të përballur gjtihë ditën”.

Kujdesi ndaj fëmijëve, biznesit dhe gjithë kamerave që kanë pas ccdo moment bëhet më i lehtë kështu për Kim-in, ndaj ajo ka zgjedhur këtë mënyrë efektive dhe të thjeshtë.