Mënyra më efikase për një gjumë të shëndetshëm

519
Sigal

Gazeta Telegraf/


“Më mënyra më e mirë është  të filloni të
bëni një rutinë, duke fjetur përditë në të njëjtën orë”, thotë Nitun Verma, një
psikiatre nga Kalifornia.




“Ju sforconi veten që të flini, por nuk mund të kontrolloni
orën, dhe kjo është ajo ku duhet të fokusoheni”, vijon ajo.

Koha e drekës

Të pimë një kafe! Kafeina është armikja e gjumit. Kështu që
kafen tuaj të fundit mund ta pini në mesditë për të reduktuar rrezikun e
pagjumësisë.

Dy orë para se të flini
Qëndroni ku të doni, përveç dhomës së gjumit. “Në krevat
njerëzit duhet të bëjnë vetëm dy gjëra, seks dhe gjumë”, thotë Verma. Kjo do të
thotë se të shohësh televizor apo internet në krevat, apo edhe të lexosh nuk
është mirë për gjumin.

Ulni zërin e televizorit apo muzikës, pasi kjo ul nivelin e
zhurmave që stimulojnë qëndrimin zgjuar. Gjithashtu fikni dritën, duke mbajtur
një dritë gjumi. Drita është një faktor i rëndësishëm në menxhimin e orarit të
gjumit, vijon Verma për Cosmopolitan. Ajo rekomandon përdorimin e një llampe të
verdhë, dhe jo të bardhë.

Reduktoni dritën e pajisjeve tuaja dixhitale, telefon,
televizor, kompjuter. Ekranet kanë dritë të bardhë me valë drite blu që ju
dërgon sinjale në tru për të qëndruar zgjuar.
 

Gjithashtu qëndroni larg ngrënies në shtrat, sidomos
ushqimeve pikante, pasi krijojnë djegie të stomakut dhe probleme me tretjen,
çka për rrjedhojë sjell dhe shqetësime të gjumit. “Ushqimi duhet të konsumohet
të paktën dy orë para se të flini”, thotë Verma

Mos iu përgjigjni emaileve të punës, pasi të mendosh për
gjërat që duhet të bësh të nesërmen, nuk të ndihmon me gjumin.

Mos konsumoni alkool. Nëse mendoni se alkooli ju sjell
gjumin, duke pirë një gotë verë e keni gabim. Kjo pasi gjumi mund tu zërë shumë
shpejt por do ta bëni me copa, duke u zgjuar shpesh natën