Menyja e KIM KARDASHIAN: Si të humbni 15 kg dhe të ruani linjat e trupit!

500
Sigal

Provojeni dietën në të cilën betohet Kim
Kardashian!

Kim sërish
thotë se, pas lindjes së djalit Saint, ka rikthyer linjat e trupit “pothuajse
deri në përsosmëri”, ndërkaq linjat sipas të cilave është e njohur akoma janë
po ato.

Starleta e njohur betohet në dietën
e Atkinsonit
 dhe, përveç
që i përmbahet regjimit të rreptë të ushqimit, i cili nuk lejon më shumë se
 1.800 kalori në ditë, ushtron me përkushtim në palestër dhe tashmë ka
arritur t’i humbë më shumë se 
30 kilogramë të fituar gjatë shtatzënisë.

Tani gjoja ka më pak se 60 kg. Ja se
çka përmban menyja ditore e zonjës West, transmeton Telegrafi.

Hidratimi: prej 1,5 deri në 2 litra ujë

Dita
parë

Kafjalli: Omëletë me mish të tymosur gjel deti

120 ml jogurt grek me 1/3 e filxhanit boronica

Zamra: Kek me çokollatë të zezë dhe drithëra nga programi i
Atkinsit

Dreka: Mish i pulës i pjekur në skarë me spinaq dhe me salcë nga
djathi feta

Zamra: 1 karotë e madhësisë mesatare dhe 4 lugë humus

Darka: Shojzë me limon dhe sherbelë dhe bizele të ziera në avull

Gjithsej kalori 1.504

Dita e dytë

Kafjalli: Simite me mish pule dhe luledielli salcë dhe djathë

Zamra: Një gjysmë molle e madhësisë mesatare

60 gramë djathë të pastër

Dreka: Burger me mish gjeldeti me ajolie, domate, tranguj dhe
qepë

Zamra: Çokollatë karamele e Atkinsit

Darka: Mish pule të pjekur me rozmarinë dhe limon bashkë me
shpargull skare

1/3 e filxhanit oriz integral

Gjithsej
kalori: 1561

Dita e tretë

Kafjalli: Vezë syze, speca të gjelbër të pjekur

1/8 e pjeprit

Zamra: Vanilje frape

Dreka: Brumë nga kungulleshkat me suxhuk nga mishi i pulës

Zamra: Çokollatë e Atkinsit me vanilje, pemë dhe drithëra

Darka: Mish zogu i pjekur në skarë me lulelakër, makarona dhe
djathë