Megan Fox dhe Brian Austin Green janë ndarë pas 11 vitesh të lidhjes së tyre

528
Megan Fox dhe Brian Austin Green janë ndarë pas 11 vitesh të lidhjes së tyre. Burimet për revistën UsWeekly thonë se çifti është ndarë 6 muaj më parë për shkak se Fox ishte shume e përqëndruar në karrierën e saj dhe shumicën e kohës nuk ishte në shtëpi. 29 vjeçarja është parë me aktorin e serialit “Beverly Hills” për herë të fundit në 9 qershor ndërkohë që janë fotografuar rrugët e Los Anxhelosit pa unazat e tyre të martesës.

“Ata ziheshin për karrierën e saj. Ajo ishte e fiksuar për të fituar role.”- u shpreh një burim. “Megan nuk ishte kurrë në shtëpi. Brian nuk fliste kurrë për të” – vazhdoi burimi. Megjithëse Brian dhe Megan kanë qënë të ndarë për 6 muaj, ,ata ruajnë mardhënie miqësore për shkak të fëmijëve.
Sigal