Meditimi ulë rrezikun e sulmeve në zemër

527
Një studim i ri nga Shoqata Amerikane e Zemrës ka arritur në përfundimin se meditimi mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Sipas raporteve në SHBA sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër një, ku shifrat e vdekjes në vit arrijnë në 610.000 vdekje.
Shkaqet që sjellin rëndim të këtyre sëmundjeve sipas studiueseve janë presioni i lart i gjakut kolisteroli i lartë, alkooli dhe duhani.
E mënyra për ta kuruar janë një dietë e shëndetshme, braktisja nga alkooli dhe duhani, por jo vetëm kaq, sipas studimit të fundit dhe meditimi ka një rolë të rëndësishëm në kurimin e sëmundjeve të zemrës.
Dr Levine shpjegon se meditimi mund të ndihmojë në uljen e stresit, ankthit dhe depresionit gjithashtu ndikojnë dhe në përmirësimin e gjumit.
Nëse një i sëmurë më zemër do ti kushtonte disa kohë meditimit do ta ndihmonte për të zvogëluar presionin e gjakut dhe hipertensionin, të cilat janë faktorët kryesorë që kërcënojnë zemrën.
E mesa duket sipas kërkimit, meditimi nuk ka efekte pozitive vetëm në zemër por ndihmon dhe duhanpirësit të lënë këtë zakon.
Sigal