Mediat rozë: Elhaida ndahet nga i fejuari

471
E njohur më shumë për vokalin e saj të fuqishëm, Elhaida Dani nuk ka qenë shumë në vëmendjen e mediave rozë për shkak se jetën e saj private ka vëndosur ta mbajë të tillë.
Mirëpo nuk ka shpëtuar pa u marrë vesh lidhja e saj me 34-vjeçarin italian Francesco Longo.
Ky lajm u mor vesh kur Elhaida vendosi ta bëjë publike në faqen e saj në Facebook.
Mediat roze ne Shqiperi shkruajne se, pas një viti lidhje me italianin, Elhaida është ndarë nga ai duke u zhvendosur në Francë, ku ka disa projekte me kompozitorët francezë. Siç duket, Elhaida ka hequr dorë nga Italia që i dha gjitha famën që ajo po shijon sot.
Ende nuk dihen arsyet e ndarjes.
Sigal