Mediat austriake: Shqipëria drejt fitores së Eurovizion-it me Danin

59
VJENË – Shtypi austriak e përcjell në çdo hap përgatitjen për mbajtjen e garës më të popullarizuar të këngës në kontinent. Salla e mrekullueshme “Wiener Stadhalle”, e njohur për manifestimet sportive e koncertet është në vlagën e punëve finale. Po në këtë sallë të njohur mbajti koncertin e tij Ardian Bujupi dy vjet më parë. Sipas gazetës së njohur austriake “DiePresse” “Shqipëria kësaj radhe ka shpresa për një marshim drejt titullit me këngëtaren Elhaida Dani. Shqipëria deri tani nuk ka festuar sukses të madh në SongContest. Garueses shqiptare në Vjenë, Elhaida Dani, iu desh së fundi ta ndërronte titullin e këngës”.
DiePresse jep historikun e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Eurovision, për herë të parë në vitin 2004. “Deri tani nga dymbëdhjetë konkurrimet, pesë herë nuk kalon në pjesën finale.
Renditjen më të mirë Shqipëria e kishte në Azerbajxhan me këngëtaren Rona Nishliu me këngën “Suus” në vendin e pestë të finales. Renditja më e dobët ishte në vitin 2008”. Gazeta jep disa nga renditjet e këngëve shqiptare nga vitet e fundit. Në vitin 2013, Adrian Lulgjuraj me këngën e Bledar Sejko, “Identiteti” vendi i 15-të në gjysmëfinale, siç ishte dhe në vitin e kaluar e përfaqësuar nga Hersi po në vendin e 15 –të.
Gazeta tjetër e njohur austriake “Der Standard“ ka nxjerr në faqet e saj këngëtarët e mbrëmjes së parë, e cila do mbahet me 19 maj, ku Shqipëria është e 14-ta. Që tani merret opinioni lidhur me rendititjen e mundshme nga nata e parë për finale, e cila mbahet me 23 maj. Këngëtarët e natës së parë: 1.Moldavia: Eduard Romanyatu – “I wantyour love”.2.Armenia: Genealogy – “Face the shadow”.3. Belgjika: Loïc Nottet – “Rythm Inside”.4: Holanda: Trijntje Oosterhuis – “Walk Along”5.Finlanda: Pertti Kurikan Nimipäivät – “Ainamun pitää”6. Greqia: Maria Elena Kyriakou – “One Last Breath”7. Estonia: Elina Born und Stig Rästa – “Goodbye to Yesterday”8. Maqedonia: Daniel Kajmakoski – “Autumn Leaves”9. Serbia: Bojana Stamenov – “Beauty Never Lies”10. Hungaria: Boggie – “Wars for Nothing”11. Bjellorusia: Uzari und Maimuna – “Time”12. Rusia: Polina Gagarina – “A Million Voices”13. Danimarka: Anti Social Media – “The Way You Are” 14. Shqipëria: Elhaida Dani – “I’m Alive”15. Rumania: Voltaj – “De la capăt – All Over Again”.16 Gjeorgjia: Nina Sublatti – “Warrior”
Gazetat japin informata të shumta rreth aktiviteteve përcjellëse. Sipas gazetës tjetër vjeneze “Wienheute”: “Në shëtitoret e frekuentuar do të vendosen gjashtë “kapakë altoparlantë” të gropave septike mbi kanale të cilët do këndojnë këngët e fituesit në Eurovisionin e kaluar, austriaku Conchita dhe këngë tjera për shëtitësit e shumtë.