“Më pëlqen të më flirtojnë”

139

INTERVISTA/ Flet modelja Ornela Bardhi: “U linda për t’u bërë modele”

Kontratë me LOOX Model Management. Për të qenë modele, fotomodele, imazh reklamash. Është diplomuar për psikologji në Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës. Endrrën për tu bërë modele e ka pasur që kur ka qenë e vogël dhe sot ja ka arritur ta realizojë, por sipas saj jo 100%. Të qenit modele nuk e pengon atë që të ketë edhe ëndrra të tjera, si ëndrra për tu bërë aktore. Kjo është Ornela Bardhi, modele e suksesshme në vendin tonë. Për të zbuluar më shumë rreth karrierës dhe personalitetit të saj, lexoni intervistën e mëposhtme.

Çfarë është për ju bota e modelingut?

– Për mua është një botë magjepsëse, është një ëndërr që, s’do ta jetosh, nuk ngopesh, ndaj çdo çast përpiqem që ta prek, ta ndjej, të jap veten time.

– Sa e lehtë është ta prekësh dhe të bëhesh pjesë e saj?

– Shumë, shumë e vështirë. Ka shumë komplikime. Më duhet shumë punë, më duhet shumë orë të përkushtohem. Që ta prekësh, duhet ta bësh pjesë të vetvetes.

Përse ju tërhoqi bota e modelingut?

– Duke qenë se jam marrë që e vogël dhe sepse kam pasur ndjesinë që kam lindur për tu bërë modele.

– Kush e zbuloi te ju, dhuntinë që ju keni lindur për modele? Thjesht bukuria juaj fizike?

Kur mora pjesë për herë të parë në evenimentin e Miss Elbasanit, në moshën 19 vjeçe. Unë,  zbulova te vetvetja, duke bërë provë disa veshje, që mund të jepja diçka edhe si modele.

E keni të qartë në vetvete, se çfarë doni të arrini në karrierën e modelingut?

Të mbetem dikush. Duke u krahasuar edhe me modelet botërore. Duke dhënë shumë për atë që bën, jep të veçantën tënde, për të cilën njerëzit të mbajnë edhe mend. Këtë të veçantën time, që do të mbajnë mend njerëzit nga unë, dua të arrij të jap. Atëhere, do të them që bëra diçka, dhashë diçka.

Ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes?

Kjo ndjenjë është ambicia e çdo femre. Pse ta fsheh, sado modeste të shtirem. Është natyra jonë e lindur. Dua të jem edhe shembull për vajzat që të jenë ato që janë. Ta tregojnë veten edhe te veshja e tyre.

– Veshja ka lidhje me karakteret e njerëzve?

– Veshja e njeriut shpalos personalitetin, tregon karakterin. Unë nuk mund të dal me veshje ekstravagante, se nuk jam vetvetja.

– Nganjëherë na pëlqen të vishemi bukur, që t’u pëlqehemi të tjerëve. Kjo ndodh te femrat më shumë?

– Ndodh te shumica e femrave, por edhe te meshkujt.

I kushtoni vëmendje stilit në veshje?

– Po, po. Gjithmonë dhe kudo që jam.

A e keni ndjerë smirën e zilinë në profesionin tuaj?

– Po. Gjithandej, dhe nga shumë, sidomos te kolegët. Por, në Shqipëri kjo zili është më e madhe. Modelet e famshme nuk e kanë shumë problem smirën e zilinë.

Çfarë kërkon ti të përcjellësh te të tjerët, duke u vënë në pah bukurinë fizike?

Me bukurinë fizike, përcjell atë ndjenjë që dëshirojmë të kemi, kur na ngacmon e bukura. Është ndjenja më e natyrshme që bashkëshoqëron çdo mendim të femrës. Të rrezatojë te të tjerët bukurinë e saj, të mbisundojë mendimet e të tjerëve, që të rrotullohen rreth bukurisë së saj.

– Në shikimin e parë, cila është ajo veçanti e bukurisë fizike të femrës që bën përshtypje te tjetri?

– Zakonisht, (e ndan me rrokje, që të peshojë mendimin), meshkujt shikojnë këmbët e gjata tek femrat. Ka, që i shikojnë shumë. Pastaj, flokët, tiparet e fytyrës.

– Po për ju, cilat tipare ju tërheqin tek një mashkull?

– Për mua një mashkull, më tërheq paraqitja e tij fizike, që është i gjatë dhe brun. Më pëlqen vërtet një mashkull i tillë.

Përpara pasqyrës, sa kohë harxhon në ditë?

– Gjysmë ore,  çdo mëngjes.

– Shpenzoni shumë?

– Nuk di ç’të them. Mund të arrij kulmin.

Gardëroba juaja, sa herë ripërtërihet?

– Sa herë që del një gjë e re, unë duhet ta kem e para.

Cila ngjyrë ju tërheq në veshje?

– Gri, e zeza, është ngjyra që më pëlqen më shumë.

Te ty, flirti, lind nga bukuria e jashtme?

Janë të ndërthurua shumë, por ngacmimi lind nga bukuria e jashtme, që më bën përshtypje të tjetri, në radhë të parë.

Cili është komplimenti më i ëmbël që ju kanë bërë?

-Nga kush, nuk mbaj mend, por më kanë krahasuar me aktoren Katerina Zeta Xhons. Më ka habitë vërtet. Ma kanë thënë shumë njerëz.

Kur ishit e vogël, çfarë dëshironit të bëheshit?

Një topmodele, këtë ëndërroja për veten time, aktore. Kam provuar të behëm aktore, kam marrë pjesë në dramë, dikur, po që mendoj që së shpejti mund ta provoj edhe rolin e aktores. Ta provoj edhe unë, se asnjë aktore nuk ka mësimet e duhura. U jepet rasti, dhe e shfrytëzojnë. Janë bërë të gjithë njerëzit, papritur, papandehur. Rastin dua edhe unë, të kap.

Keni guximin që t’i shfaqni tjetrit ndjenjën që keni për atë?

– Jo. Nuk kam fare. Tregohem ose hiqem indiferente.

– Nuk ju lë egoja, apo ndjenja e inferioritetit të femrës, përballë mashkullit?

– Egoja. Egon e kam shumë të vetvetja.

Çfarë kërkon ti në një lidhje?

Stabilitet. Mbi të gjitha, mirëkuptim. Ndaj, akoma nuk kam vendosur të martohem. Mendoj që çdo gjë vjen në kohën e duhur, në momentin e duhur.

Të pëlqen të të flirtojnë?

Zakonisht, më pëlqen të më flirtojnë

Thashethemet, të shqetësojnë?

Thashethemet i lindin injorantët, dëgjohen nga njerëzit që nuk kanë me çfarë të merren.

Ku të pëlqen të kalosh pushimet?

Më pëlqen shumë Ibiza, dhe kësaj here do të shkoj në Ibiza.

Suksesin, mendoni që e keni prekur në karrierën tuaj në pasarelë?

Jo, akoma. Por që shpresoj që ta arrij 100 %.

-Në Shqipëri si vishen vajzat?

– Nuk më pëlqen aspak si vishen vajzat këtu… Shpenzojnë shumë për një gjë që nuk është shumë e përshtatshme.

– Cila është ajo dietë që ju përkujdeseni për linjat e trupit?

– Nuk abuzoj me ushqimin dhe gjimnastika. Bëj gjimnastikë në shtëpi, nuk vete në palestra.

– Ju pëlqen të pozoni nudo?

– Hahaha! Jo, jo, aspak.

– Refuzimi ka të bëjë me ofertën, apo me mendimin tuaj që jeni kundër pozimit nudo?

– Jo, jo, nuk ka lidhje me asnjë nga këto, thjesht ishte mendimi im që nuk më pëlqen të pozoj nudo.