Më në fund Samsung Galaxy S8 sjell skanerin e fytyrës!

536
Spekulimet për Samsung Galaxy S8 tashmë kanë zbuluar se sensori i gjurmëve të gishtërinjëve është lëvizur për në pjesën e pasme dhe se pajisja do të ketë edhe skanerin e bebëzës së syrit.
Tani, sipas një raporti të ri, telefoni do të ketë edhe tiparin për njohjen e fytyrës.
“Për shkak të disa kufizimeve të skanerit të bebëzës sikurse shpejtësia dhe saktësia, ne kemi vendosur të shtojmë njohjen e fytyrës në Galaxy S8,” u shpreh një ekspert i Samsung. “Me skanerin e fytyrës, do të duhen më pak se 0.01 sekonda për ta hapur telefonin.”
Raportimi, i cili vjen nga Korea Jugore bën të ditur se Samsung tashmë ka filluar të testojë prototipet e Galaxy S8 me këtë teknologji. Telefoni pritet të njoftohet zyrtarisht më 29 mars dhe të dalë në shitje një muaj më vonë.
Sigal