Me lekët e kursyera, 8-vjeçarja blen dhurata për fëmijët e sëmur

641
Një vajzë 8 vjeçe, me paratë që kurseu gjatë një viti, i shpenzoi duke blerë dhurata për fëmijët e shtruar në spital, me rastin e Krishtlindjeve. Maisie Hymers, nga Portsmouth i Britanisë, kurseu rreth 400 dollarë dhe me aq para mundi të blejë 50 dhurata, duke përfshirë lojëra elektronike, lapsa me ngjyra dhe arushë pelushi.Maisie
Nxënësja e shkollës fillore vendosi që të kursejë para për të blerë dhurata, për fëmijët e shtruar në spital, pasi ajo kishte thyer krahun një vit më parë. Bujarja 8-vjeçare ia dorëzoi dhuratat fëmijëve në shtrat, tek spitali “Queen Alexandra Hospital” në Portsmouth dhe u ndihmua nga familja.Maisie 2
Maisie, e cila shkon në “Victory Primary School”, tha: “ Vitin e kaluar unë theva krahun dhe qëndrova në spital për disa kohë. Atëherë mendova se fëmijët që janë këtu, nuk do të merrnin dot dhurata dhe vendosa të kurseja paratë për tu blerë atyre gjëra. Jam shumë e lumtur për shumën e kursyer dhe dua që të bëj diçka të tillë edhe vitin e ardhshëm, por nuk e di se çfarë konkretisht”.Maisie 3
Maisie dhe prindërit e saj nwna Lucy Conway, 36 vjeç, babai Jason Hymers, 38 vjeç, gjyshja Kim Hymers, 57 vjeç, binjakët Tilly dhe Rory, 11 muajsh, shkuan në spital që të shpërndanin dhuratat. Ata vizatuan fëmijët në shtretërit e spitalit për t’i dhënë dhuratën gjithsecilit.Maisie 4 Lucy, një nënë me kohë të plotë dhe shtëpiake, tha:-“Ajo na tha neve që donte të bënte një listë Krishtlindjesh dhe sigurisht që ne i thamë po. Ne ishim jashtë mase krenarë për vajzën që ka nisur të mendojë kaq shumë. Maisie kurseu paratë e saj dhe pjesëtarët e tjerë të familjes vendosën disa qindarka për ta ndihmuar”.Maisie5
George O’Shaughnessy, është diagnostikuar me leucemi vitin e kaluar dhe mori një dhuratë nga Maisie. Babai i vogëlushit, Craig, 29 vjeç, tha: “ Ishte e jashtëzakonshme që të shikojë një vajzë të vogël që të bënte një gjë kaq të dashur. George ka kaluar shumë kohë në spital, por pavarësisht kësaj ai vazhdon që të buzëqeshë, por kjo e bëri atë që të qeshë më shumë”.
Sigal