Më 25 dhjetor Festivali i RTSH, drejtor artistik Elton Deda

95
Edicioni i 54 i Festivalit në Radio Televizionin Shqiptar këtë vit vjen me disa ndryshime, por me të njëjtin buxhet me atë të viteve të kaluara. “Unë nuk dua të bëj fare krahasime sepse nuk shkojnë. Asnjë festival tjetër nuk mund të zë vendin e këtij festivali prandaj është festival unik në llojin e vet. Një festival kushton sa është buxheti i caktuar i cili është rreth 45 milionë lekë”, ka thënë Martin Leka. Pasi ka pranuar ftesën për të qenë drejtor artistik i Festivalit Elton Deda tha se festivali ka nevojë për disa përmirësime.
“Unë mund ta riformuloj , jo gjërat e këqija por gjërat që kanë qenë me defekte duke filluar që nga rregullorja , duke vazhduar me mënyrën se si do operohet me artistët , në mënyrën se si do të organizohen provat. Këtu ka gjithmonë gjëra për tu riparuar”, ka thënë Deda Këtë edicion në festival do të marrin pjesë 30 këngëtarë të cilët do të performojnë dy netët e para ndërsa në natën finale më 27 dhjetor do të shkojnë vetëm 18 prej tyre. Nata finale do të përcaktojë se kush do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion. Një vit më parë Shqipëria u përfaqësua nga Elhaida Dani me “I’m alive”.