McLaren prezanton supermakinën që do të sfidojë Ferrarin dhe Lamborghinin!

554
Supermakina britanike McLaren sot u fut në epokën e re pasi modeli i saj me 720S prej 340 kilometrash në orë u bë i pari që vjen në jetë nga gjenerata e dytë e Super Serisë.
Në spektaklin e automjeteve që zhvillohet në Gjenevë, kompania deklaroi se modeli i ri ishte më i lehtë, më i shpejtë dhe edhe më i aftë nga ana dinamike se sa makina e mëparshme që zëvendësoi. Me çmimet që fillojnë nga 208 mijë paundë, është edhe 10 mijë më e shtrenjtë se paraardhësja, një diferencë çmimi që do mjaftonte për t’ju blerë një makinë dinjitoze qyteti. Modeli i ri është krijuar për të sfiduar Ferrarin, Lamborghinin dhe Porsche, me të dhëna mbresëlënëse. McLaren ka nj motorr V8 me 4.0 litra twin turbo që arrijnë deri në 340 kilometra në orë, mjaftueshëm për të fluturuar.
Sigal