Mbyllet dita e dytë e Festivalit të Venecias, 20 filmat në garë për “Luanin e Artë”

490
Sigal

Regjisorët shqiptarë presin momentin  e duhur për t’u përfaqësuar në fetsivale të ktëij niveli

 Kineastët shqiptarë presin momentin e volitshëm për t’u përfaqësuar në festivale të nivelit të Venecias. Kjo, sepse deri tani, askush nuk ka guxuar të mendoj ëpër një përfaqësim kaq të adhuruar. Dje u mbyll dita e dytë e festivalit më të vjetër ndërkombëtar të filmit, i cili zhvillohet çdo vit në Venecia të Italisë. Sipas programit këtu do shfaqen 70 filma me metrazh të shkurtër, pjesë e një projekti të organizuar me rastin e 70-vjetorit të tij. Prej datës 28 gusht deri më 7 shtator në Bienalen e Venecias do të shfaqen disa prej realizimeve më të fundit kinematografike, ndër të cilat edhe filmi i shumëpritur fantazi “Gravity” me protagoniste Sandra Bullock dhe George Clooney, i cili me premierën e tij hapi edhe siparin e festivalit mbrëmjen e djeshme. Ndër 20 filmat të cilët do të jenë në garë për “Luanin e Artë”, dominojnë ata në gjuhën angleze. Veç Clooney-t dhe Bullock, disa prej aktorëve më në zë në rang botëror si Judy Dench me filmin “Philomena”, Christoph Ëaltz dhe Matt Demon me “The zero theorem” , Scarlett Johansson në rolin e një alieneje në “Under the Skin”, apo Nicholas Cage me “Joe” do të jenë pjesë e festivalit. Mbi 3 mijë filma janë parë nga organizatorët në procesin përzgjedhës të evenimentit kinematografik i cili së bashku me Festivalin e Kanës dhe atë të Berlinit, konsiderohen në treshen më të rëndësishme në rang botëror. Juria kryesohet nga regjisori Bernardo Bertoluçi, i njohur më së shumti për filmin e tij të shumëdiskutuar të vitit 1972 “Tangoja e fundit në Paris” me Marlon Brando dhe Maria Shnajder. Ndër protagonistët e tjerë të festivalit do të jetë ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfelt në dokumentarin “The unknoën Knoën” dhe Gianni Amelio për Italinë me “L’intrepido” mbi jetën e një burri të papunë i cili merr përsipër punët e të tjerëve kur ata duhet të largohen për një periudhë të caktuar. Interes i veçantë është treguar për filmin “Stray Dogs” të regjisorit kinez nga Taivani, Tsai Ming-Liang, i cili flet për një baba dhe dy fëmijët e tij të cilët jetojnë në Taipein modern dhe vizitohen nga një grua e çuditshme. Ndofta në vitet e ardhshme kur kinemaja shqiptare të modernizohet, padyshim në këtë festioval do të ketë vend edhe për filmat tanë shqiptarë.

Dy profesorët austriakë në gjurmët e JoklitL synojnë moshën  e gjuhës shqipe

  Janë disa studiues të huaj, austriakë që sollën njoftimin për vjetërsinë e shkrimit të gjuhës shqipe. Bëhet fjalë për një dokument që mund të hedhë dritë për shkrimin më të hershëm të gjuhës shqipe. Profesorët Stefan Schumacher dhe Joachim Matzinger nga Akademia e Shkencave Austriake kanë arritur të zbulojnë një dokument që mendohet t’i përkasë shekullit të XIV, ku shkruhet një shqipe me germa latine. Studimi ka si qëllim zbulimin e ndikimit të gjuhës shqipe në të gjithë gjuhët e rajonit, por edhe në gjuhët e vdekura. Dy profesorët në studimin e tyre kanë arritur në përfundimin se një pjesë e gjuhëve si latinisht, gjermanisht dhe thuajse pjesa më e madhe e gjuhëve të Ballkanit, kanë elementë të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Fakti se një pjesë e foljeve kryesore të shqipes gjenden në këto gjuhë, e vërteton më së miri këtë gjë. Dy profesorët kanë paraqitur fletën e një libri të Biblës që dokumenton gjuhën shqipe të shkruar në fillim të shekullit të XVI. Nëse do të vërtetohet origjinaliteti i këtij dokumenti, atëherë kemi të bëjmë me një libër më të hershëm se “Meshari” i cili daton në mes të shekullit të XVI. Zbulimi Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zbulim të mirëfilltë shkencor apo jo. Dokumenti që publikohet në ëeb-in zyrtar të Akademisë së Shkencave të Austrisë pretendon se bëhet fjalë për shqipe të shkruar rreth shekullit XIV.

 Sot 54 vjet nga vdekja e Sevasti Qiriazit

 Mbushen sot 54 vjet nga dita e vdekjes së Sevasti Qiriazit, mësueses së parë shqiptare. Ajo lindi në vitin 1871 dhe vdiq më 30 gusht të vitit 1949 ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Ishte Naim Frashëri ai që i dha mundësi Sevasti Qiriazi-Dakos (1871-1949) të studionte në kolegjin me emër Robert College në Konstandinopojë e të luante një rol aktiv në arsimimin e grave. Ajo qe e para grua shqiptare që studioi në këtë institucion amerikan, të cilin e kreu në qershor 1891. Me t’u kthyer në Shqipëri ajo mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë më 1891. Kjo shkollë është edhe fillimi i një shkolle mbi bazën laike. Pas Luftës së Parë Botërore kjo shkollë njihej ende me emrin e familjes Qiriazi. Ajo mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit, ku u mor kryesisht me përgatitjen e teksteve shkollore. Është thënë se Sevasti Qiriazi-Dako ka botuar një gramatikë për shkollat fillore (Manastir 1912) dhe ka redaktuar një radhë tekstesh historie. Me të shoqin, gazetarin dhe shkrimtarin Kristo Anastas Dako (1878-1941) e me të motrën Parashqevi ajo vajti në Rumani e prej andej emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunoi me të përdyjavshmen “Yll’ i mëngjesit”. Shkollën e lartë e kreu në Stamboll, pas kthimit në atdhe nisi të punojë për shkollën shqipe të vashave

Qeveria akordon 350 000 lekë për kurimin e aktores Drita Pelingu

 Qeveria ka vendosur sot të akordojë një fond prej 350 000 lekësh për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të aktores së shquar Drita Pelingu.

“Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ndërsa ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Statuja e Michael Jacksonit në Romë

 Një statujë në nderim të Michael Jackson-it do të inaugurohet më 29 gusht në Rainboë Magicland, parku i lojërave i Romës. Statuja është realizuar me rastin e 55 vjetorit të lindjes së mbretit të popit. Vepra e italianit Luca Izzo dhe tajlandezit Jusana Hopas bëhet edhe për të plotësuar një dëshirë të vetë këngëtarit, i cili në vitet ’90 u përpoq të hapte një park lojërash në kryeqytetin italian. Dita e nesërme do të ketë shumë të ftuar dhe spektakël. Priten më shumë se 1000 pjesëmarrës dhe 200 balerinë, të cilët gjatë gjithë ditës do të gjallërojnë parkun e lojërave duke kërcyer në ritmet e këngëve të Michael Jackson.