Mbretëresha e Kalasë Prizrenit në “Little Miss World 2015”

750
Mbretëresha e Kalasë së Prizrenit do të jetë pjesëmarrje në spektaklin “Little Miss World 2015” në Burgas të Bullgarisë. Ejona Bytyçi bukuroshja nga Suhareka e Kosovës mban këtë titull ” Mbretëresha e Kalasë së Prizrenit për vitin 2015. Këtë çmim të madh ajo e ka fituar në spektaklin ‘Little Miss Universe Kosova & Albania 2015’ organizuar nga Sidrita Sadikaj, Drejtore Nacionale për Kosovën dhe Shqipërinë dhe organizatore e shumë garave ndërkombëtare të bukurisë për fëmijë. 
Mbretëresha e Kalasë së Prizrenit 2015 Ejona Bytyçi është vajza e përzgjedhur nga Sidrita e cila do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në festivalin botëror “Little Miss World 2015” që do të zhvillohet në Burgas të Bullgarisë. Ajo është shumë e lumtur, prindërit e saj kanë bërë gati të gjitha veshjet e duhura që vajza e tyre të prezantojë sa më bukur figurën e fëmijëve shqiptarë. Më e bukura e këtij spektakli është veshja kombëtare e punuar me mjeshtri enkas për Ejonën nga ‘Suvenier Arta’ në Prizren. Si çdo fëmijë edhe Ejona ka emocionet e veta dhe dëshira e saj është të njohë konkurentet e botës dhe të jetë e suksesshme dhe pse jo edhe me kurorë. 
Sidrita për gazetën “Telegraf” thotë: “Ejona ka zgjedhur veshjen kombëtare me flamurin e kombit shqiptar, në zemër është ky flamuri “Kuq e Zi”, në dorë ajo do të valvisë flamurin e shtetit të Kosovës. Jam e lumtur që organizatorët do t’i bëjnë pritje të mrekullueshme ekipit nga Kosova dhe Shqipëria që unë drejtoj”. Ejona do të shoqërohet dhe me dy konkurentët e tjerë Genti Bytyçi nga Prizreni dhe Ebi Demollari nga Tirana. Gjithnjë bashkë Kosova dhe Shqipëria edhe në spektaklet e bukurisë.
Sigal