Mbrëmje Gala, David Beckham nderohet nga UNICEF për punën humanitare

526
Në një mbrëmje Gala në Beverly Hills, David Beckham është nderuar nga Fondi për fëmijët pranë Kombeve të Bashkuara UNICEF për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme humanitare.
Ish futbollisti britanik, me një paraqitje të përkryer si gjithnjë, Beckham kaloi në tapetin e keq për tju dorëzuar më pas çmimi për mbështetje të punës së UNICEF, për fëmijët, që në programin e saj të parë.
“Puna ime ishte shumë e rëndësishme për mua por kjo ishte më e rëndësishme se gjithçka” tha Beckham, ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF.
“E kam bërë këtë punë për shumë vite me rradhë. Është diçka të cilën e bëj me shumë pasion dhe që e dashuroj. Më pëlqen të jem pjesë e një organizate që bën kaq shumë për fëmijët në të gjithë botën”.
Aktoret Selena Gomez, Nicole Kidman dhe Jennifer Connelly, sikurse edhe personalitete të tjera si modelja Heidi Klum ishin përkrahw Beckham në mbrëmjen gala, në hotelin “Wilshire” në Beverly Hill në ballon tradicionale të ogranizuar nga UNICEF, në të cilën nderohen çdo vit personalitetet që ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijëve.
Në këtë mbrëmje performoi edhe këngëtarja fituese e disa cmimeve Grammy dhe shumë të tjerave, Mariah Carey ndërsa u zhvillua live edhe një ankand për të përfituar para për Fondin David Beckham UNICEF, një iniciativë për të ndihmiar dhe shpëtuar e mbrojtur fëmijët me pamundësi financiare.
Beckham dhe yjet e tjerë të botës së muzikës e shoëbizit, nderuan edhe ikonën e muzikës David BoWie, të ndarë nga jeta pak ditë më parë.
“David ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe një person i madh” tha Beckham. “Ai kishte një influencë të jashtëzakonshme në botën e muzikës dhe ishte një gjeni krijues. Ai do të na mungojë por njerzit do të kujtojnë gjitnnjë muzikën e tij” tha ai.
Sigal