Mbi 200 kinezë të apasionuar pas lojës tradicionale Mahjong

2715
Mbi 200 të apasionuar pas lojës kineze Mahjong janë mbledhur në Macau në turneun dy-ditor të Kampionatit botëror të Mahjongut. Kjo është një lojë tradicionale me origjinë nga Kina dhe luhet me gurë dominoje. Jenn është një lojtare profesioniste me origjinë nga Japonia, e cila luan prej vitesh. “Ka mënyra të ndryshme për të luajtur me këtë lojë. Të duhet të studiosh gjithë kohën, por edhe kjo nuk ta garanton fitoren. Asnjëhërë nuk mund të jesh më i miri, duhet vetëm të vazhdosh të trajnohesh duke luajtur, dhe mua më pëlqen shumë kjo gjë.”

Ajo rrëfën se luan çdo dite me këtë lojë dhe është një nga pasionet e saj. “Luaj pothuajse çdo ditë. Ndjehem shumë mirë në shtëpi me Mahjongun në tavolinën time. Është vendi im i preferuar, e adhuroj.” Por ka edhe lojtarë të vjetër në moshë siç është ky 80-vjeçar nga Kina. Ai quhet Sun Yuexian dhe thotë se kjo lojë është si ushqim për trurin e tij. “Unë mendoj se loja Mahjong mund të parandalojë dëmtimin e trurit.”

Presidenti i World Mahjong Limited, Jim Mehren thotë se loja ka një ngjashmë ri të madhe me pokerin. “Unë mendoj se kjo lojë është gati si pokeri. Mendoj se është një lojë ku gjithsecili mund të tregojë aftësitë e tij. Në se ti ju jep lojtarëve mundësinë të marrin pjesë ata bëhen shumë konkurrues.” Por në fakt, thotë ai, ka një ndryshim të vogël, njërëzit këtu nuk humbasin, ata mund të fitojnë një shumë të madhe parash, por gjithashtu marrin edhe kënaqësi.
Sigal