Mbahet në Bernë të Zvicrës takimi i Grupit të Punës së EUROSAI-t

77
Bashkëpunim i frytshëm i KLSH-së me Projektet Evropiane në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Auditimit të tyre
Në datat 21- 22 mars 2017 u mbajt në Bern të Zvicrës takimi i Grupit të Punës së EUROSAI-t për Vetëvlerësimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Vetëvlerësimit të Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, organizuar nga Zyra Federale e Auditimit të Zvicrës.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e eksperiencave të vendeve pjesëmarrëse si dhe përcaktimin e planeve për të ardhmen.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga SAI-et e Bullgarisë, Çekisë, Danimarkës, Finlandës, Polonisë, Zvicrës, Serbisë, Lituanisë, Hungarisë, Gjykatës Europiane të Audituesve, si dhe të Gjykatave të Llogarive të Francës, Turqisë, Moldavisë dhe Federatës Ruse.

KLSH në këtë takim u përfaqësua nga Drejtori i Drejtorisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit, z. Kozma Kondakçiu dhe auditituesit, z. Meald Abazaj dhe z.Benard Haka. Në ditën e parë, pas fjalës së mirëseardhjes zv/kryetarja e SAI-t të Zvicrës, u bëri një përmbledhje mbi ndjekjen e veprimeve të miratuara në takimin të fundit të Grupit të punës të mbajtur në Pragë n vitin 2016. Takimi vazhdoi me prezantimit e eksperiencave të ITSA (vetëvlerësimin e Teknologjisë së Informacionit) të zhvilluara gjatë vitit 2016. Më pas pjesëmarrësit u njohën me rezultatet e vetëvlerësimeve të zhvilluara në periudhën ndërmjet dy takimeve. Nga moderatorët e SAI-t Zviceran, u prezantuan rezultatet e ITSA të zhvilluar në SAI-in e Holandës. Prezantimi u realizua nëpërmjet një video-konference ku u pasqyrua eksperienca e SAI-t të Holandës në procesin e planifikimit të auditimit. Rezultatet e ITSA në SAI-n e Bullgarisë u prezantuan nga koordinatorit lokal i këtij SAI. Takimi vazhdoi me një prezantim mbi sistemin e Menaxhimit të Auditimit në Gjykatën e Llogarive të Federatës Ruse. Në përfundim të ditës së parë, përfaqësuesi i SAI-t të Hungarisë prezantoi zhvillimin e mjeteve në Excel për përpunimin e informacionit të procesit në ITSA dhe ITASA si dhe integrimin e ISSAP në to. Rezultatet e ITASA së zhvilluar në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Maltës u paraqiten nga koordinatori lokal i këtij SAI.

Takimi vazhdoi me prezantimin e KLSH-së mbi rezultatet e Vetëvlerësimin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit (ITASA) të zhvilluar në datën 11 deri me 13 maj 2016 në qytetin e Vlorës.

Të pranishmit vlerësuan si risi:
Shkallën e zhvillimit të Auditimit të TI si dhe gjetjet e ITASA në KLSH.

Mënyrën e organizimit të workshop-it larg vendit të punës dhe zgjedhjen e një Universiteti si vendi i zhvillimit të workshop-it.

Pjesëmarrjen e studenteve e pedagogëve të Teknologjisë së Informacionit të këtij Universiteti në këtë workshop.

Përcjelljen dhe publikimin në web e media të eventit. 

Zhvillimin e rekomandimeve të ITASA nga Projekti i Binjakëzimit IPA 2013 për forcimin e kapaciteteve të auditimit IT dhe shtrirjen e këtij lloji auditimi në auditimet e tjera. 

Përgjatë diskutimeve, të pranishmit theksuan se konkluzionet e ITASA-s kanë ndihmuar Auditimin IT në KLSH duke treguar se ai po zhvillohet në rrugën e duhur me një teknologji bashkëkohore. 
Nga përfaqësuesi i NIK të Polonisë në emër të grupit të punës së IT të EUROSAI-t u bë një prezantim i shkurtër mbi përdorimin e rezultateve të ITASA në Shqipëri nga projekti i binjakëzimit midis KLSH dhe NIK të Polonisë.

Në Kongresin ardhshëm të EUROSAI që do të mbahet në Stamboll të do të paraqitet një prezantim më i zgjeruar mbi rezultatet e këtij bashkëpunimi.
Në përfundim të takimit pjesëmarrësit diskutuan mbi ide të reja për projekte në kuadër të Grupit të Punës të Auditimit IT dhe një përditësim të projekteve ekzistuese, veçanërisht ato të Auditimeve Paralele. 

Nga Kozma Kondakçiu 
Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Teknologjisë së Informacionit
Kontrolli i Lartë të Shtetit