Mat/ Zbulohen eshta dhe qeramika të periudhës romake të shek lV-Vl pas l.k

668
Në fshatin Prell të Matit, gjatë punimeve për ndërtimin e një HEC-i, u zbuluan disa eshta dhe qeramika që i përkasin periudhës romake (shek. lV-Vl pas l.k).
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër dhe Sektori i Kulturës Kombëtare Dibër kanë publikuar edhe fotot dhe lajmin vetëm një ditë pasi u evidentuan këto gjetje. Specialisti i sektorit Dibër, Festim Hoxha, pasi shkoi në vendngjarje sqaron se disa metra me tej ndodhej edhe një mur fortifikues që i përkiste po të njëjtës periudhë. Ndërkohë, DRKK Shkodër sqaron se së bashku me specialistin e Dibrës, shkuan në vendngjare edhe dy specialistë te ASHA, Klejdi Zguro dhe Arjol Porja.
Sigal