Maska e firmës “3P Life Logistic” fsheh fytyrën e krimit “Check-up” me vlerë 110 milionë euro që i janë falur Vilma Nushit

1274
Vjollca KUTA
Skandal-krimi me logon “Çheck-up”, me produkt 110 milionë euro që i janë falur Vilma Nushit, po e kryen zhvatjen e taksave të shqiptarëve, me emër të ndryshuar pas nënshkrimit të kontratës, nën maskën e firmës “3P Life Logistic”, por që në fakt, pas kësaj maske fshihet fytyra e Vilma Nushit, firmë të cilën e ka hedhur në veprim për të kërcënuar me gjoba e burgosje, mediat që e denoncojnë këtë koncesion. Duke i kujtuar Vilma Nushit, monopolistes importuese dhe tregtares së cigareve, njëherazi edhe kontrolluese e doganave, e emëruar prej kreut të “Rilindjes”, (gjoja) për të zbuluar, denoncuar e ndaluar kontrabandën e cigareve, se ne jemi autorët e shkrimeve dhe jo të krimeve, i bëjmë me dije se do vazhdojmë të denoncojmë pa asnjë tolerancë krimin koncesionar me emrin “Check-up”, nëpërmjet të cilit, Vilma e “familjes kryeministrore” dhe ortake e ministrit të Financave në disa biznese, vazhdon dhe shvatë edhe me letra aktiviteti fiktiv e të dhëna false, milionat e financave kombëtare! 

Abuzimi yt me koncesionin e “Çheck-up”, u denoncua në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë dhe në sallën e parlamenti, duke të përmendur faktin që gjatë vitit 2015, shërbimi i kontrollit mjekësor të quajtur “Check-up” u krye vetëm nga 244 mijë persona, ndërsa sipas kontratës dhe llogarive të pagesave të kalkuluara prej Ministrisë së Financave, detyrimi i këtij koncesioni është për t’u kryer për 475 mijë kontrolle. Pikërisht për këtë abuzim me letra fiktive, koncesioni yt “Check-up” dhe ti brenda koncesionit, jeni futur nën penal prej prokurorisë! Ndaj dhe Vilma, ortaku i saj Arben Ahmetaj, Ilir Beqja dhurues i “Check-up”, ministria e Ekonomisë dhe Kryeministria, nuk japin asnjë informacion lidhur me këtë koncesion me vlerë 110 milionë euro! Gazeta “Telegraf”, prej 1 viti po kërkon të dhënat zyrtare të lidhjes dhe zbatimit të kontratës 110 milionë euro që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Por si përgjigje, kanë ardhur kërcënime, duke kërkuar të mos vazhdojnë publikimet e fakteve korruptive të këtij koncesioni fiktiv. Këtë abuzim e falsitet shërbimi e konfirmojnë dëshmi mjekësh, infermierësh, laborantësh, madje edhe shoferësh e sanitaresh të qendrave shëndetësore në rrethet Pukë, Korçë, Tepelenë, Përmet, Ersekë, Berat, Mirditë, Librazhd, Gramsh, Vlorë, Dibër etj., të cilët pranojnë se letrat e ”Chek-up” plotësohen fiktivisht, në zyrat e atyre që paguhen prej Vilma Nushit, për falsitetin që kryejnë
Sigal