Martohet aktori Kivanç Tatlitug, ja kush është bukuroshja që ia ka marrë zemrën

125
Aktori turk Kivanç Tatlitug ka vendosur t’i japë fund beqarisë.
Mediat turke po raportojnë se aktori i famshëm Kivanç Tatlitug ka vendosur të martohet me të dashurën e tij Basak Dizer.
Është kuptuar se ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në ditën e të dashuruarve, 14 shkurtin.
Po ashtu, është zbuluar se dasma do të bëhet në qytetin e bukur të Francës, Paris kurse tashmë janë rezervuar 50 bileta aeroplani për të ftuarit, të cilët do të jenë kryesisht familjarët.