Martesa 10 vjeçare e Ben Affleck dhe Jennifer Garner,arsyeja pse rezistoi kaq

499
Sipas Us Weekly, megjithëse Affleck prishte para në kazino, qëndronte jashtë në festa dhe tradhëtonte dhe pse këtë një burim i afërt e mohon fuqimisht, Garner e ka falur vazhdimisht për hir të fëmijëve.
“Ajo e ka mposhtur gjithmonë dëshirën për ti dhënë duart dhe për të vazhduar jetën. Ata kanë qenë në buë të ndarjes, por ky ka qenë mankthi më i madh i Jennifer për fëmijët. Dëshira e saj më e madhe ka qenë ta mbajë familjen të bashkuar”. Në anën tjetër një shok i Ben Affleck ka thënë për People që ndarja nuk ishte kaq e njëanshme: “Ai nuk mund të vazhdonte me pritshmërit e saj. Kur ta thonë që nuk je shumë i mirë, nis ta besosh”.
Një tjetër burim konfirmon se Ben, edhe pas ndarjes do të qëndrojë pranë fëmijëve të tij, sic edhe është thënë më parë dhe sic janë duke bërë aktualisht, ku Ben ka shkuar në pronën e Jennifer në Atlanta dhe po qëndron në shtëpinë e miqve. “Ben ka dashur fëmijë dhe familje gjithmonë. Ai është rritur pa praninë e të atit dhe frika më e madhe ishte të bëhej një baba që do i shikonte fëmijët vetëm në fundjavë. Ai nuk ka dashur kurrë këtë”.
Pas shpalljes së divorcit, Ben Affleck dhe Jennifer Garner shkuan me pushime familjare me fëmijët e tyre. Të pestë janë parë ë Bahamas ku ata kanë një shtëpi të tyren, duke biseduatrr dhe shmangur qëllimisht internetin.
Sigal