Marrëveshje Shqipëri-Gjermani mbi nxitjen e punësimit dhe formimit profesional

526
Në kuadrin e Marrëveshjes së Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin Teknik, tre institucionet: Këshilli i Ministrave, MZHETTS dhe MMSR kanë nënshkruar një marrëveshje. Marrëveshja është nënshkruar me qëllim zbatimin e programit: “Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal, Nxitja e Punësimit dhe Arsimi dhe Formimi Profesional”. Objektivi i këtij Programi është përmirësimi i situatës së (vetë) punësimit për punonjës të kualifikuar dhe në veçanti, të të rinjve. 
Projekti do të organizohet në tre fusha kryesore të ndërhyrjes:
1. Zhvillimi i Sektorit Privat. Në këtë shtyllë të programit, në fokus do të jetë mbështetja për sipërmarrjet dhe “Start-Up”. Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme do të mbështeten nga programi për t’u zhvilluar sipas modeleve dhe praktikave të suksesshme gjermane. Përveç kësaj, do të mbështeten projekte investimesh me ndikim rajonal dhe do të ofrohen shërbime këshillimore për politikat rajonale te zhvillimit të sipërmarrjes.
2. Arsimi dhe Aftësimi Profesional. Programi do të mbështesë disa Qendra të Formimit Profesional në rajone të ndryshme të vendit. Programi gjithashtu do të synojë afrimin e sektorit privat me arsimin dhe formimin profesional me qëllim përshtatjen e arsimit dhe formimit profesional me kërkesat e tregut të punës. 
3. Programi do të ofrojë mundësi për mbështetjen e Iniciativave sociale për grupe të disavantazhuara nëpërmjet OJQ-ve lokale.
Për zbatimin e këtij programi, Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë do të japë rreth 10.5 milionë EURO si kontribut gjerman. Kohëzgjatja e programit është 2017-2020.
Sigal