Marrëveshje Saranda-Brindizi për Manastirin e 40 Shenjtorëve

474
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa dhe Zyra e Deputetit Koço Kokëdhima, organizuan në Sarandë, një aktivitet promovues për asetin më të rëndësishëm historik të qytetit. Me këtë rast në Bashki është pritur një delegacion nga Brindisi i Italisë, që kanë marrë përsipër realizimin e një projekti për restaurimin e Manastirit të 40 Shenjtorëve.
Antonio Ingroso, Përfaqësues Ligjor i Ndërmarrjes “Procesi Speciali” u shpreh se medheu ka nevojë për të tilla investime.
Mesdheu ka nevojë për bashkëpunime të reja dhe këto konkretizohen me investime reale, si ky që nisim sot me Manastirin e 40 Shenjtorëve, i cili është vetëm hapi i pare.
Monumenti i 40 shenjtorëve, prej më shumë se 70 vjetësh nga shkatërrimi i tij, si pasojë e bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, pret që të rindërtohet e ringrihet.
Pas vënies së gurit të parë ndërtues, pritet që puna të vijojë sipas projektit, me rindërtimin e pjesëve të tjera të Manastirit, deri në rikonstruktimin e plotë të tij.
Sigal