Mark Topollaj: Qeveritë shqiptare, pjella të fondamentalizmit, antishqiptarizmit e lakmisë për para e pushtet

606
Sigal

“Në ikje qeveria
e berishizmit të la gropa të zeza, ku ti Edi Rama nuk e kuptove se berishizmi
kishte kopjuar nga  astronomët e vjetër
të Greqisë”

Shkrimtarët, artistët, drejtësia, korrupsioni, pronat, Berisha, Rama dhe BE

Mark Topallaj-
kino-regjisor

Shqipëria është
kombi më i vjetër i kontinentit për sot i ndarë dhe i copëtuar. Në vend
misterioz, enigmatik por edhe i kuptuar keq. Ku e kanë zanafillën
Shqiptarët? Studimet e gjetjeve arkeologjike dhe doktrina e etërve të kishës të
bazuar në shkrimet e autorëve antik na sollën përsëri gjuhën tonë të bukur. Kjo
i mundësoi historianët të përcaktojnë se ky popull e ka prejardhjen nga
pellazgët e më vonë Ilirët. Këto dy fise kanë një bashkësi të gjerë kulturore,
dhe etno-gjuhësore. Ky studim shkencor përcakton datën më të hershme të
civilizimit Grek dhe ai Romak. Si vend strategjik i vendosu midis dy
perandorive të qytetërimit, Romak dhe asaj të Kostandinopojës ka qenë gjithmonë
e kërcënuar.

Më vonë perandoria turke e thërrmoi, e konvertojë në
myslimanë.

Shqipëria nënë e
rreckosur e burrave fisnik dhe e grave që rrezatojnë bukurinë e shtojzovalleve,
thotë Bajroni, jetojnë në luginat e Ilirisë. Ky vend është i rrethuar me male
sublime dhe shtëpi karakteristike të vendosura në grykën e maleve, të cilat si
këto rrallë herë i shef syri në rruzullin tokësor. Në veprën “Përrallat te hani
buzë rrugës” të shkrimtarit Longfollou na flet për heroin tonë Skënderbeun. Na
kujton mallin e lavdisë së shkuar. Nuk e di se si më lind pyetja: Pse
shqiptarët historikisht të krishterë do të konvertohen në mysliman?! Ndoshta
kjo ka ardhur si një kompleks psikologjik i drejtuesve të pa aftë. Më mirë se
kushdo kësaj pyetje mund ti përgjigjet Sali Berisha si pinjoll i
fondamentalizmit, si komunist i thekur dhe agjent besnik i pansllavizmit
ballkanik. Shqiptarët që banojnë në tokën e tyre të shenjtë me tradita e
zakone të rralla janë të destinuara të ndjekin vuajtjet e të parëve të tyre.

Pse?

Europa na
braktisi. Na ndau e na copëtoi. Popullit më të vogël të kontinentit i vuri
grykën e pushkës dhe na mori tokat padrejtësisht dhe ju dha këlyshëve të
Rusisë. Kjo tokë është e jona e jo çiflig i askujt ose mall tregu në duart e
kopukëve të Ballkanit e të Europës. Na ktheni tokat. Ky veprim do të shuaj
kontradiktat ballkanike dhe do të tregojë se jeni të gatshme të merrni
përgjegjësitë e veprimi të gabuar tragjik për Shqiptarët. Drejtësia e këti
vendi të trazuar kërkon me pa vetëm thellësinë e errësirës. Nata vjen shpejt,
kurse mëngjesi është i pa arritshëm.

Çdo ditë rrezatohen plagë të pa shërueshme.

Dhimbja dhe
mjerimi janë në harmonin e ekzistencës së tyre. Drejtësia e mohuar dhe mendimi
intelektual është thërrmuar. Orientimi estetik shkrihet me fondamentalizmin dhe
prezantojnë aftësinë e shteti oligarkik. Intelektualët krijues dhe ata mbarë
kombëtar duhet të ngrihen në një përballje frontale kundra harrimit të qëllimit
e përçmimit për të krijuar përmendoren e mendimit kombëtar, si një veprim
sublime për madhështinë e kombit. Ju njerëzit e fryrë të politikës nga
madhështia e rreme e pushtetit e quani veten njerëz të përvojës dhe mund të
sfidoni vet vdekjen, pavdekësinë e ndërgjegjen e kombit. Me shumë modesti po
jua them se jemi ma të pa aftit e Shoqërisë Shqiptare. Kjo thënie është
domethënie, sepse dhimbja popullore vjen çdo ditë më intensive, sidomos kur
mendon jetën e humbur të fëmijëve tanë. Në Shqipëri stinët e vitit janë të pa
zakonta dhe të trishtueshme.

Fishta dhe harresa

Në veprat e
letërsisë shqipe shkrimtarët kanë nxjerrë në dukje veprimin e kuptimit të
historisë duke sjellë fenomenin e vetëmohimit. Lirika elegjiake përcakton
veprimin e flijimit personal që është fillimi dhe fundi i tonit kryengritës
përpara padrejtësisë. Në këtë analizë të shkurtër u shtyva nga shpirti
kryengritës i At. Gjergj Fishtës – Omeri i ri i Shqiptarëve. Po çfarë dimë
ne për këtë prift françeskan i mohuar dhe i harruar nga momrukët e politikës.
Ky gjeni hyri në teatrin e historisë dhe të mendimit Shqiptar me një mprehtësi
të pabesueshme retorike, letrare e poetike. Si njeri i vrullshëm me dije të
jashtëzakonshme, trillën poetike e vendosi në brendësinë qiellore dhe e bëri
idealen të gjej origjinën e harmonisë tek epika jonë legjendare. Misterin e
fateve të kombit e kërkon tek kulti i trimërisë që del nga gryka e
pushkës. Sot nuk është kohë për të folur për gjenialitetin e këtij
fenomeni por shqiptarët duhet ta dinë se nuk ka shkrimtar në botë dhe Europë që
është krahasuar me Omerin, me Dante Aligerin, me Gëten e Shilerin. Në
këmbim letrash midis Eqerem Çabejt me Lasgush Poradecin, ky i fundit i
përgjigjet: Fishta edhe në fushën e satirës, vrapon krahë përkrahë me
Molierin. Letërsia moderne Shqiptare lidhet me fenomenet  e bashkëkombësve për të krijuar forma e
ndjeshmëri të reja të krahasueshme me letërsinë bashkëkohore Europiane. Në
vazhdimësinë e kësaj rrjedhje u kultivuam me karakteristikat individuale të
cilët nxorën kupolën e atdhetarizmit. Po kush jeni ju zotërinj politikan që
mund të bëni ç’të doni me njerëzit e pasurinë kombëtare? Pa dyshim ju jeni
njerëz periferik me karakter skandaloz. Mendimi dhe guximi legjitim kundra
padrejtësisë duhet të na nxis për t’ju drejtuar organeve juridike shqiptare dhe
asaj Europiane për të na kthyer ndërtesën e vjedhur të lidhjes së shkrimtareve.
Kineastët dhe e gjithë shoqëria shqiptare duhet të vihen përballë trurit të
ndryshkur të politikës për t’ju kthyer kino-studio kineastëve dhe popullit. Kjo
qendër ka ra në dorën e të pamundurve të cilët i bëjnë propagandë mediokritetit
politik.

Shteti dhe politika kanë harruar se
kjo qendër mbrohet nga UNESKO.

Është e udhës
dhe mund të kthehet shumë mirë në një qendër kinematografike shqiptare-ballkanike.
Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se këta memrruk e kopuk të politikës dhe të
shtetit, asnjëherë nuk kanë prodhuar progres por manifestojnë mjegull e shtrëngatë,
manifestojnë një peizazh Dantesk. Zoti kryeministër forcat shpirtërore e
mendore të krijuesve janë në gjendje të bashkohen për ti dalë zot çështjes
kombëtare sepse qeverisa jote e ka përdjersuar. Rruga drejt të vërtetës është
lufta ndaj së keqes e ligësisë të cilat ndërthuren në mënyrë misterioze në perversitetin
e kësaj qeverie. Kjo vjen se ju përdorni frytin e hamendizmit. Pra ju jeni
krijues i humbjes së solidaritetit të Shoqërisë. Në gjuhën Gjermane
“Planetet” quhen yje të gabuara pasi nuk kanë në dukje një lëvizje rrethore. Edhe
ju Zoti Rama në dukje u mungon lëvizja rrethore, u mungon orbita e drejtimit të
Shtetit. Duhet të largohesh. Largimi është të kërkosh falje. Falja është gjest
sublime. Politikanët shqiptar janë pjellë e komunizmit që i kanë bërë
shqiptarët që të lëvizin si peshqit në ujë të turbullt pa drejtim. Kjo
ideologji pansllave me eshtrat e të vdekurve ndërtoi kurorën e lavdisë. Kurse
ju na zverdhët shpresën, zverdhët yjet dhe hënën. I lartë shqiptarët të
kacavirren në shkrepa e legjenda. Ne sot jemi në vazhdimësinë e epokës
moderne e cila ka filluar me rilindjen. Jo me rilindjen që ke shpall ti, sepse
kjo i përket mediokritetit politik, por me rilindjen Europiane që filloi me
artistin e madh Donatello e Dante Aligerin dhe mbyllet me Shkespirin e madh. Në
harkun kohor prej 400 vjetëve lëvizin kolosët e botës të cilët pasuruan
realitetin dhe depërtuar në çdo aspekt të jetës. 

Zoti Kryeministër je i
pakorrigjueshëm.

Lakmia për
pushtet e para ta ka zverdh mendjen. Me fjalë e me heshtje e përvetësove
mendimin e së keqes “Apres mo le deluge”, pas meje le të bëhet kiameti. Një
shprehje e kopjuar por për Shqiptarët është një tundim, një dhunim. Kësaj
qeverie i mungon intimiteti njerëzor. Një proverb gjerman thotë: “Kush
shikon vërdallë nuk gjykon dot”. Ky proverb hyjnë në lojën e vetëdijes qytetare
të mohuara nga perversiteti i qeverisë. Në ikje qeveria e Berishizmit të
la gropa të zeza. Në fillim ti nuk e kuptove se berishizmi kishte kopjuar
astronomët e vjetër të Greqisë. Ata në mes të fushës ose në majë të maleve hapnin
gropa dhe në fund të tyre zbrisnin vetë dhe vështronin kupën qiellore. Pra këto
gropa ishin teleskop artificial që kontrollonin lëvizjet e planetëve. Me
sugjerimin e antologjikut të PS Zoti Koço Kokëdhima ju e korrigjuat gabimin dhe
filluat ti thelloni këto gropa në prefeksionimin e teleskopëve artificial si
Berishizmi. Zoti Kryeministër në vazhdimësi krijon biseda të cilat mbarojnë
pa filluar sepse çdo fjalë dëshiron tjetrën. Kjo vjen se ti nuk do ta pranosh
mendimin kritik i cili shprehet nëpërmjet të kundërtave. Populli thotë se ke
një ngjashmëri ose një prerje me Sali Berishën sepse të dy keni marrë penallti
në tru. Kjo kokëfortësi të ka detyruar të krijosh një qeveri me ministra që
prezantohen si dele të pakrehura. Institucionet kulturore nuk përfillin
mendimin kombëtar sepse drejtuesit nuk kanë konceptin e kundërvënies. Në QKK ke
sjell një njeri pa pyetur askënd. Ku e gjete këtë të drejtë që të përdhosësh
artin e kinematografisë dhe të fyesh kineastët në mënyrë
demonstrative. Pikërisht për këtë përbuzje jemi dëshmitar të gjithë. Zoti
Kryeministër jeni në valën e terrorit intelektual dhe mbarë popullor. Në një
mbledhje të jashtëzakonshme të shkrimtarëve dhe artistëve u theksua frenimi i
ndërgjegjes dhe dhunimi i lirisë është një veprim i pa arsyeshëm. Shkrimtari
Albert Xholi me ndjesi shqiptare (të mos harrojmë me një psikologji të ndrydhur),
por me një mendim mbizotërues ka theksuar (krijimet e tij) : Elementët realë të
ekzistencës së harruar e të mohuar të letërsisë progresive shqiptare po
rigjenerohen përsëri. Kjo është shenja e një intelektuali atdhetar.