Mark Topollaj/ Një pasqyrë e përmbysur drejtuar zotit Artan Minarolli

577
Sigal

Italia më akordoi 16 euro për filmin, ju i dhatë dhe nuk e ekzekutuat vendimin

Përgjigje Minarollit për skenarët e ndaluar “Revolta” film Artistik dhe “A’t. Giuseppe (Zef Valentini)” dhe “Shqipëria” film dokumentar

 Për një intimitet personal dërgove në festivalet botërore filma, ku shqiptari -shqiptarit i heq organet seksuale

-Ju keni bërë autogol përpara shovinizmit pansllav dhe helenizmit grindavec

–         Për shpenzimet marramendëse që ke bërë në festivale të pa ftuara, koha do të gjykojë

-Ata që të kanë vënë në krye të QKK thonë: “Minarolli është një person me mendim të zverdhur”

-Për të drejtuar QKK janë vendosur njerëz me një kulturë të kufizuar, të cilët nuk janë në gjendje të kuptojnë luftën e vazhdueshme në mes virtytit të shqiptarit dhe dukurisë së shkatërrimit

Si sekretar partie je produkt i asaj politike që krijon tensione intelektuale.

-Italia më akordojë 16 euro për filmin, ju i dhatë dhe nuk e ekzekutuar vendimin

Nën drejtimin tënd kinematografia shqiptare rrëshqiti më shumë në rrugën e degradimit total.

Nën drejtimin tënd Dekori i artit Kinematografik Shqiptar prezantoi përpara Europës dhe Botës pamje tronditëse nën këmbët e tyre.

Problematika e virtytit pamor kriminal nuk ishte drejtuar nga letërsia shpirtërore e kombit, ose nga zhvillimi moral i shoqërisë por nga prezenca e marrëzisë që disa  njerëz kërkojnë të veçojnë ato të meta që fqinjët tonë të  veriut dhe ata të jugut kanë theksuar në dhjetëra filma kundra nesh. Kjo ka ndodhur nga mosnjohja e historisë dhe e formimit të qartë të Kulturës Kombëtare ose e qëllimtë. Në filmat e këtyre viteve të fundit dramaturgjia dhe vizioni kombëtar është tipik tallës.  Për të drejtuar QKK janë vendosur njerëz me një kulturë të kufizuar, të cilët nuk janë në gjendje të kuptojnë luftën e vazhdueshme në mes virtytit të shqiptarit dhe dukurisë së shkatërrimit.  Dukuria e shkatërrimit ka filluar herët, por shkrimtarët dhe artistët kanë për detyrë ta frenojnë këtë fenomen interkulturor dhe të mos bëjnë autogol përpara shovinizmit pansllave dhe helenizmit grindavec. Problemi interkulturor i stisur i lëkund rrënjët e racës, mohon dinjitetin dhe krijon fondamentalizmin. Ky fenomen vështirëson kthimin nga pastërtia e origjinës në momentin kur merr drejtimin fetar. Kjo dukuri shihet edhe në sektorin e kinematografisë. Zoti Minarroli më çudit fakti se ka shkruar një artikull të pa bazuar në të vërtetën. E filloi me filmat e sigurimit. Ata janë aprovuar nga një redaksi që përbëhej nga 15 veta. Skenarist e regjisor. Pastaj u mblidhte Këshilli Artistik që përbëhej mbi 30 veta dhe në fund vendoste drejtoria të bëhej apo jo mbasi kishte marrë aprovimin e ministrisë. Kurse t’i fut skenarin “Amaneti” me kokën tënde të zverdhur,  pa u diskutuar në bord.

Bordin e mashtrove dhe i bëre të firmosin për anën financiare të Skenarit. Ti e di mirë se për anën financiare ka bord të veçantë. Kur u sëmur regjisori i filmit “Amaneti” ti ke qenë shumë i shqetësuar. I shkoje në shtëpi, i bëje çaj dhe i jep aspirim dhe duke i fërkuar kokën i thoshe: “Mos u mërzit se do ta spostojmë skenarin e Mark Topollaj-it dhe do të fus ty në prodhim”. Sa për filmat e mi, i kam rezistuar kohës, ata shfaqen edhe sot në të gjitha stacionet televizive.

Për të vlerësuar mediokritetin e filmave të tu do merrem më vonë dhe shpenzimet marramendëse që ke bërë në festivale të pa ftuara dhe shumë zëra të tjerë.

Z. Minarrolli ke një vullnet simbolik që udhëton në boshllëqet e jetës tënde si një potencë e një edukacionit gjysmak dhe me civilizimin pamor të ligësisë.

Unë asnjëherë nuk e kam menduar dhunën e sistemit totalitar pse kjo ka qenë e dukshme në Kino-Studio në veçanti kundra meje. Të gjithë e dinë se unë kam ndjerë një tundim njerëzor të pashembullt. Familja dhe fëmijët e mi dhe në veçanti unë e kam ndjerë këtë përbuzje të këtij sistemi. Në netët e acarta të dimrit duart m’u ngjitshin nga të ftohtit mbi tubat e hekurt që kullonin argjil.  Ai sistem fëmijët e mi i la pa shkollë dhe mora rrugën e arratisë.

Unë të kam kritikuar ty dhe sistemin por asnjëherë nuk të kam fyer. Janë ata që të kanë vënë në krye të QKK që thonë: “Minarolli është një person me mendim të zverdhur”. Pra ndryshimi i zakonit të mendimit është mëshefesi dhe alternative e paburrnisë.

Zoti Minarolli si një personazh me dukuri partiake të jepet e drejta për të thënë një shembull qoftë dhe i rremë të viktimave të mija. Unë asnjëherë nuk kam krijuar viktima as nuk jam viktimë e askujt por jam një person i një rezistence të pashembullt.

Përsa i përket etikës dhe moralit të shoqërisë ti nuk je në gjendje ta kuptosh. Për një intimitet personal dërgove në festivalet botërore filma ku shqiptari shqiptarit i heq organet seksuale. Apo filmin tënd për gjakmarrje që e dërgove në 80 festivale botërore me parat e shtetit dhe të gjithë të dhanë një përgjigje: “Ky film është i vlefshëm mbas 100 vjetësh”. Ruaje në Arkiv.

Të vjen të qeshësh kur ti si artist e ke venë vetes si qenie universale dhe kërkon të gjesh vijën e hollë që të ndan ty nga manipulatorët. Je munduar të shprehësh shumë mendime por i ke pa lidhje dhe shumë konfuze. Ngatërron politikën e fshehtë me filozofinë, ngatërron artin me universin, me një fjalë udhëton drejt arkipelagut të mos sinqeritetit dhe të gënjeshtrës. Shkurt ngatërrohesh me veten tënde.

Je një person shamataxhi! Si sekretar partie je produkt i asaj politike që krijon tensione intelektuale.

Nuk po merrem me skenarët e anuluar. Ballafaqimin do ta bëjmë përpara drejtësisë.

Zoti Minarrolli ti e ke larë kokën me ujin e gurtë, ku gjarpërinjtë serbo-boshnjak pushojnë në freskinë e verës. E gjitha kjo vjen se ka një mendje të zverdhur. Eprorët e tu të përdorën si një fshesë për të pastruar mashtrimet e tyre.

Ti ke nevojë që të bësh një operacion në kokë që të nxjerrësh gurin e marrëzisë, se vetëm atëherë do të normalizohet truri i zverdhur. Mendimet i ke të konsumuara dhe nuk janë në harmoni me njëra-tjetrën. Nuk njoh gramatikën e marrëveshjes për të shprehur lëvizjet mendore sepse të mungon sensi i volumit dhe i gjerësisë.

* Kino-Regjizor