Mark Topollaj/ Kryetari i kinematografisë përkrah Llukiçët dhe Filipoviçët e korrupsionit

508
Sigal

Nuk desha të hap biseda mediatike me ju Zoti Rama e as me qeverinë tuaj, por kur shoh se Shqipëria po vjellë fëmijët e vet dhe qeveria ka mbylluar dyert dhe po përdorim heshtjen si melodi e rëndë mortale u detyrova të them se aty ku nuk dënohet mashtrimi dhe hajdutët krimi është prezent. Nuk është gjë e re kjo që them, por është një përsëritje që nuk po gjënë përgjigje. Partia Socialiste dhe qeveria juaj keni lenë QKK një nerv të përlagur i cili është i lidhur me vazhdimësinë permanente të korrupsionit. Qendra Kombëtare e kinematografisë (QKK) është drejtuar dhe drejtohet nga njerëz periferik. Këto qenie politike nuk janë në gjendje të kuptojnë dijet dhe urtësinë njerëzore për ti lidhur me dhuntit e veçanta që ka populli ynë, e për të komunikuar drejtpërdrejt me artin e privilegjuar që është kinematografia. Po nuk njohe historinë e kulturën e popullit tënd nuk mund të ecësh në një fushë të re e cila çdo ditë po merr zhvillim të paimagjinueshëm. Të vesh në krye të QKK një njeri pa një background artistike a politike do të thotë të tallesh me artin e kulturën e kombit. I pyes kineastët ju e propozuat zotin Ilir Butka ta vendosni në krye të institucionit?… – Jo më thanë as nuk e kemi imagjinuar. Edi Rama e mori nga koteci i pulave dhe ashtu të pa lustruar e vendosi në krye të QKK.

Emërtimet pa meritë po e dobësojnë shtetin.
Zoti Butka duket se është vendosur për të larë borxhet që ka marrë nga Xhevdet Ferri e Artan Minarolli: hajdutë permanent. Ilir Butka ishte i punësuar tek ata, për të krijuar lidhjet interkulturore me Serbinë. Ky mendim i tmerrshëm prodhoi qenie me ide inerte. Shtëpia filmike e Ilir Butkës e ka emrin ska-ndal. Veprime të tilla të pa studiuara të fusin në një rrugë emocionesh dhe krijojnë një luftë dimri të pa nevojshme. Arti duhet të na magjepsë me forcën shprehëse dhe të na ushqejnë shijet estetike, por jo të na çudis e të na tronditë me shtrembërimet e historisë e të vërtetësisë njerëzore e problemet interkulturore me armikun shekullore do të thotë të netraulizosh psikologjinë e kombit përpara se të triumfoi vdekja. Është e pakuptueshme që drejtuesi Ilir Butka i ardhur nga një forcë e re politike interpreton e kërkon të legjitimoj e të përkrah Lluka Llukiçet e Artem Filipoviçët e korrupsionit permanent të PD. Unë mendoj se këtu keni gabuar zoti Rama. Të vendosësh njerëz në krye të institucioneve për të larë borxhet me parat e shtetit do të thotë të krijosh zinxhirin e hajdutërisë. Kam dy vjet që pres një përgjigje nga ju Zoti Rama me një ankth pa harmoni për padrejtësinë në vazhdim nga memerukët e QKK.

Siç duket politika dhe qeveria juaj problemin e artit e quajnë një të vërtetë të harruar.
Në vijim të veprimtarisë time krijuese si një e drejtë e garantuar me ligj, kam konkurruar në QKK me një skenar për film artistik “Revolta”. Skenari trajton një temë mjaft të debatuar në politikën shqiptare e cila benë fjalë për revoltën në burgun e Spaçit.
Kjo është revolta e parë e të burgosurve në botën e lindjes. Pra skenari trajton një temë kombëtare e ndërkombëtare, i cili u shpall fitues më 03.02.2011. Në mbledhjen e datës 10.05.2011 po ky Komision shpalli fitues për film dokumentar skenarin At. Giuseppe (Zef) Valentini, një erudit dhe një Albanalog me famë Botërore. Ky gjeni i letrave ka shkruar mbi 60 volume për Shqipërinë. Kryevepra e tij është Akte Albanie – Veneto e përbërë nga 25 volume. Në vazhdimësinë e krijimtarisë së tij, ai na ka plotësuar boshllëkun e historisë shqiptare nga shekulli i tretë para Krishtit e deri në ditët e sotme. Papa Pavli i VI-të bashkë me At Giuseppe (Zef) Valentini kanë organizuar në Romë festimin e 500 vjetorit të Skënderbeut. Në këtë përvjetor erdhën në Vatikan njerëzit ma të shquar të botës për të nderuar Atletin e Kristianizmit, gjeneralin ma të shquar të rruzullit tokësor Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Po të mos kishte robëni nuk do cenohej liria dhe e drejta e njeriut, siç po veprojnë memrukët e QKK.

Pse nuk doni të prezantoni publikut shqiptar historinë e lavdisë së vet?
Nepotizmi në këtë sistem ideologjik prodhon karaktere të papritura dhe në fushën e artit kanë një vetëdije të copëzuar. Edhe katolikët që kanë përkundur djepin e kulturës kombëtare i kanë futur në kujtesën e trishtimit të heshtur. Kjo quhet një harresë e qëllimtë për të mos zbuluar hapësira domethenëse të shpirtit të tyre krijues.
Edhe ky skenar të nderuar qeveritar është një temë kombëtare e ndërkombëtare. Qëllimi përse nuk janë financuar deri më sot skenarët e mi na thoni ju zotërinj qeveritar.
Të dy këta skenarë janë aprovuar edhe në Itali dhe kanë gjetur mbështetjen financiare edhe në Hollandë. Kompania filmike Italiane Cinema International Communications me përfaqësues zotin Giuseppe Colombi erdhi në Shqipëri për të filluar xhirimet. Këto janë dokumentuar në shtypin e kohës por qeveria Berisha e pezulloi.

Kurse qeveria Rama hesht, një heshtje e dhunshme.
Regjione Veneto mori përsipër skenarin At Giuseppe (Zef) Valentini dhe ja dha një komisioni të një niveli të lartë që përbëhej nga shkrimtar, skenaristë e historian.
Skenari u aprovua dhe u dakordësua një shumë e konsiderueshme parash për xhirimet në Itali. Edhe këto dokumente i kam botuar në shtypin e kohës. Këta drejtues pervers të mbrojtur nga shteti çështjen kombëtare e kanë varrosur në gropën e ironisë. Menjëherë të vjen në mendje fabula e “La Fontenit” Oven Lupen Gredis – Ujku kishte gjithnjë më të drejtë se qengji. Është e çuditshme që përfaqësuesi i një force të re politike si zoti Ilir Butka firmos e vulos poshtërsinë e vet antikombëtare e antiligjore për mos financimin e skenarëve të aprovuar në tre shtete. Është njëlloj zoti Rama sikur ju të firmosni e të vulosni pafajësinë e tragjedisë së Gërdecit dhe për vrasjen në bulevard. Kjo heshtje e dhunshme është në kundërshtim të hapur me ligjin nr. 8096 për kinematografinë. Edhe neni 116 i kushtetutës e kundërshton katërçipërisht dhe përcakton hierarkinë e akteve Juridike. Një e drejtë e dhënë me ligj nuk mund të cenohet nga memerukët bizantino-aziatiko-ballkanik që mbajnë të mbërthyer qëllimisht zhvillimin e Kulturës Shqiptare. Gjendja shoqërore e sociale si kjo e jona prodhon një mekanizëm konfliktuale si dizarmonin totale dhe mohimin e të drejtave njerëzore. Ligjet që shënova më sipër nuk lejojnë të cenohet e drejta e autorit vetëm në qoftë se lëndohet, individi e siguria kombëtare. Emërimet nepotike që dalin nga labirintet e politikës të fusin në rrugën e vetë goditjes.

Një çudi shqiptare
Të gjitha këto janë pasojë e një hakmarrje personale sepse unë Mark Topollaj kam mbajtur një qëndrim kritik në shtypin periodik ndaj politikës shqiptare ndaj korrupsionit e krimit shtetëror. Pa dyshim edhe për mediokritetin dhe çështjen antikombëtare të veprave të kinematografisë kam shprehur mendimin tim. Në fokus kam pasur lavjerrësin Minarolli. Ky personazh thjeshtësisht i indetifikuar si spekulator e mashtrues. Ky servil i ulur në prehrin e djallit ka zënë vend në televizionin Publik Shqiptar. I madhi Dostojevski thotë: një vepër arti në komunizëm nuk mund të ekzistojë pa prezencën e djallit. Pra siç e shihni djalli nderon vetëm dyert.
Është thelluar kriza e mos besimit ndaj qeverisë. Dhuna është pasion i shtetit dhe denigron masat. Me pa aftësinë e emërimeve nepotike nuk mund të vazhdohet reformat e zhvillimit por ushqehet një anarki e dukshme. Rilindja nuk mund të bëhet në bashkëpunim me mediokritetin por me meritën intelektuale.
Të mbyllësh hapësirat demokratike është vazhdimësia e krimit historik i së shkuarës, është një disiplinë që mbështet koshiencën e arkitekturës së mashtrimit.

Mbi bazën e kësaj rrëmuje kjo Qendër duhet mbyllur dhe të organizohet nga e para.
Njerëzit që i keni vendosur aty janë si piktura të lagura të vendosura në korniza të kalbura. Organizimi i ri jep mundësi për tu pastruar ai vend nga copëzat e një pasqyre të thyer ku projektohet mediokriteti i filmave antikombëtare.
Kjo duhet të merret seriozisht nga kineastë, nga mediat vizive dhe ajo e shkruar për të nxjerrë shkaqet. Zoti Edi Rama pyeti ata që i ke vendosur në poste të larta të institucioneve kulturore: A dinë me thënë se për se Tuç Maku e vrau Murashin, për tokën apo për Loken?!…
Nuk di si do të përgjigjen, sepse nuk është bërë pyetja hala, por kjo metaforë e vdekjes prezanton emblematikën në politikën shqiptare. Freskinë e filozofisë mbi interpretimin e korrupsionit është një dorë e shtrirë e alegorisë kriminale që lidhet me intuitën e vrasjeve.
Lavjerësi, ky mjet lëvizës i lavuazierit i ndihmon hajdutët e mashtruesit që të ngjiten mbi harkun e ylberit dhe na bëjnë karshillëk, sepse janë të mbrojtur nga shteti.
Ky qëndrim i pa drejtë i Ministrisë së Kulturës dhe i QKK quhet një arnoment domonian për arsye se nuk kanë mundësi të humbasin origjinalitetin e pa aftësisë. Kurse ironinë e shprehim me heshtje. Zoti Edi Rama e zotërinjtë qeveritar, ironia është një formë komunikimi në politikën moderne por në qoftë se nuk përdoret brenda logjikës, injorantët e kthejnë në tragjedi.
Ironia tragjike ndikon në zhvillimin e një katastrofe të menjëhershme që ngacmohet nga pa papërgjegjshmëria e njerëzve me shëndet mendor të kufizuar. Këta njerëz duhen larguar se e përdhosin shtetin. Mos harroni se mashkulli i gjinkallës këndon vetëm një verë.

Po të ishte gjallë At Gjergj Fishta do të shkruante një artikull dashamirësie.
Korigjohu zoti Rama, sepse nën karrigen e politikës kundërmon aroma e kalbësirave dhe po e dekompozon shtetin. Politika ka krijuar mitin e vdekjes e ne po lëpijmë plagët tona.
Memerukët pervers të QKK, kanë një vizion të ri brenda kuadrit interkulturor me Serbinë. Ata janë në gjendje për ta kthyer promemorien e Çubrilloviçit ose teorinë e magjisë së vdekjes në erërat e kohëve modernë për të hyrë në lëvizjen e rrezikshme pansllave.
Ky model filozofik dekadent quhet dogmatizëm pansllav.
Zotërinjtë qeveritar të përkrahësh të fshehtën është mëkat, është unitet i dëshpërimit që sundon çdo raport njerëzor dhe të vendos në thellësinë e errësirës.
Por e vërteta duhet kërkuar se ajo flet. Ngurrimi për mos shprehjen e të drejtës që më takon, do të thotë ti nënshtrohesh padrejtësisë.
Zoti Edi Rama, zotërinj qeveritar, unë nuk kërkoj mëshirë ose lëmoshë por ngul këmbë që të më jepet e drejta e fituar me punë të frutshme në bazë të ligjit mbi kinematografinë dhe të kushtetutës për ti shërbyer Atdheut dhe Kombit.
Në pritje të drejtësisë së vonuar për çdo mospërputhje ligjore letrën time duhet ta merrni si një protestë në vazhdim, sepse aty ku privohet njeriut nga e drejta, jeta nuk jep më frute.