Mark Topollaj/ KLSH pasi zbuloi skandalin në QKK, lë detyrë shtëpie

570
Sigal

Shpresoj që drejtësia do të ulet në karrigen e vet

Të flasësh për QKK më parë duhet të sqarohet koncepti i inflacionit i përdorur me sukses nga administrata “berishiane”. Në këto vitet demokracie, asnjëherë, në këtë qendër nuk u ndje një filozofi politike kombëtare në zhvillimin e Artit. Korrupsioni në këtë institucion është lubrifikanti i abuzuesve. Kështu është krijuar muza e krimit ekonomik ndër vite, prandaj Kontrolli i Lartë i Shtetit  (KLSH) të mos ndalet tek keqbërësi i fundit Artan Minarolli.

Ky nxënës që është vënë për të mbrojtur skandalet e të parëve të vet është i pranishëm me një të gërvishtur. Në vazhdimësi ky diabolik dhe servil i lindur, kur del përpara sipërmarrësve, fytyra i merr një hutim të lumtur, kurse kolegëve kërkon t’u deformojë personalitetin. Këto gjeste i shpreh me konvulsione, herë –herë pamja e tij lëshon një buzëqeshje cinike me nuancë primitivizmi, por ka një përgatitje të mirë në sportin e boksit. Është i çakorduar. Është gati të bëjë çfarëdo kompromisi shkatërrues me persona që dalin nga planimetria e ndërtesës së mashtrimit. Ky nuk mund të këndojë melodinë e sentimentit artistik, sepse duhet të mësojë fjalët më parë. Rreth tij janë një grup servilësh që hedhin vallen e inferioritetit.

Unë si krijues kam mbajtur në vazhdimësi një qëndrim kritik ndaj injorancës së qeverisë, e cila ka gërmuar  konflikte  të padrejta e thërrmuese. Kjo është arsyeja e bllokimit të dy projekteve të mia në QKK. Skenari “Revolta” bën fjalë për Burgun e Spaçit. Aty zbulohen simbolet e errësirës komuniste. Për këtë arsye, lakenjtë e qeverisë në ikje i kanë postuar. Personazhet e skenarit, misionin e jetës e kanë filluar nëpërmjet torturave dhe shpirti u përballet me dallgët e dhimbjeve  të trishtimit. Këtë nuk e do Sali Berisha.

Tre shtëpi filmi italiane- holandeze kanë shprehur dëshirën për bashkëpunimin me këtë skenar, po zoti Minarolli i përzuri. Edhe Kryeministri në ikje është i mirinformuar, por si inatçor përdori heshtjen si princip të diabolizmit të tij.  Skenari për film dokumentar “At’ Zef Valentini dhe Shqipëria” është aprovuar për t’u prezantuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Ky albanolog me famë botërore i ka dhënë Shqipërisë mbi 60 volume dhe na ka plotësuar boshllëkun e historisë nga shek.V para Krishtit e deri në ditët e sotme. “Katolikët nuk duhet të prezantohen në këtë 100- vjetor”. Të gjitha këto janë shprehur në shtypin periodik, por nuk ka asnjë reagim.

Këta emërues ose qenie në ikje nuk duan të kuptojnë se në këto troje është prezent magjia e respektimit të racës. Në Harkun e ekzistencës së kësaj qeverie u krijua një boshllëk i madh i mendimit shqiptar.  Kjo u pa dukshëm në shtrembërimin e historisë  me një kujtesë të pavullnetshme. Shqipëria është e lodhur dhe në një kaos total. Në këtë peizazh shqiptar lëviz Artan Minarolli në rrugën  e përfitimit. Pasojat e kësaj lëvizjeje janë të dukshme në mbrojtje të Xhevdet Ferrit. Ky i fundit, vite më parë  e detyroi qeverinë “berishiane” të hapë thesin e parave. Me të u bashkua edhe regjisori Fatmir Koçi. Me shkathtësinë e mashtruesit morën 250.000 dollarë për një skenar të pashkruar. Një veprim i paparë dhe dëgjuar në botë.

Artan Minarolli në lumturinë e vet e mbulon këtë krim ekonomik. Pra, ky emërues nuk ka mundësi që ta humbasë rrugën e pararendësve. Pra, çfarë skandali ka zbuluar KLSH? Siç duket në QKK nuk është bërë një kontroll mbi dosjet e kopsitura mirë nga hajdutët. Të bësh kontrolle mbi shpenzimet e firmave, së pari duhet t’i shikosh dhe t’i njohësh filmat. P.sh në x skenë sa figurantë janë paguar dhe sa janë prezent në kuadër?

Filmi  “Koha e kometës” me skenarist Ismail Kadare dhe regjisor Fatmir Koçi është shembulli perfekt i mashtrimit. Transformimi i skenarit ka një histori të dhimbshme. Emri i Ismailit nuk është në film, as në  QKK nuk duket, edhe pse janë paguar 400.000.000 lekë të vjetra. Ku janë këto para dhe si justifikohen? Kam bindjen se i di mirë regjisori Fatmir Koçi  dhe Xhevdet Ferri. Në këtë institucion mëson gjëra të çuditshme. Ky grup hajdutësh e mban veten si neoklasikë që e ka origjinën nga përtëritja e interesit personal. Këto qenie i shqetëson magjia e  dhimbshme e ndërrimit të pushteteve. Në këtë institucion ka kohë që këndon dhia. Kjo melodi duket se është transparente dhe në KLSH. Shpresojmë se, drejtësia do të ulet në karrigen e vet. Në QKK është prezantuar fyerja dhe eliminimi i ekuilibrit artistik. Këtu përdoret vigjilenca për të përvetësuar kuptimin e parave.

Siç duket KLSH  me paaftësinë e saj kërkon të mbajë në këmbë ideologjinë e korrupsionit si mister i shpresës. Ata hynë në QKK si revolucionarë vizivë pa parë asnjë film. Pra, qëndrimi i tyre ka vrarë ndjeshmërinë artistike duke mos qenë kritik ndaj korrupsionit të imponuar. Shënimet me shkrim si detyrë shtëpie janë periferike dhe disa janë të pavërteta. KLSH nuk është marrë me financimin e projekteve të filmave dokumentarë dhe artistikë, që lë shkas jo vetëm për subjektivizëm e abuzivizëm, por ka një tendencë politike, religjioze dhe krahinore. Ky konfuzion vjen nga njerëz periferikë. Ardhja e Artan Minarollit në krye të QKK ishte një fatkeqësi e madhe. Ky servil në profesion futi në prodhim burrin e ministres Bregu me një skenar të paaprovuar nga Komisioni i Miratimit të Projekteve. Futi në prodhim dhe një regjisor që nuk është regjisor.

Problemi interkulturor i kësaj qendre me serbin është shqetësimi kryesor. Ky shqetësim është dhe i Berishës. Në mjaft media vizive e periodike është quajtur rruga e tradhtisë, e cila frenon buzëqeshjen e fëmijëve dhe u heq shkëlqimin e syve për shpresën.

Kontrolli që ushtruar në QKK është parandalues mendor dhe duket se është e detyruar heshtja, e cila dashje pa dashje kthehet në një akt politik të deformuar.

Regjisorët me heshtje nuk bëjnë gjë tjetër veçse frenojnë vullnetin e mendimit të tyre. Heshtja në vazhdimësinë e funksionimin e vet dhunon demokracinë, artin, politikën, shtrembëron dinjitetin e kombit dhe i jep mundësi pakicës të ngrejë zërin e anti-korrupsionit duke çakorduar dhe tronditur realitetin shqiptar, edhe në fushën e kinematografisë. Askush më mirë se regjisorët si qytetarë në shërbim të popullit nuk mund ta ngrejë zërin kundra korrupsionit. Në qoftë se bisedat tona do të theksojnë të vërtetë mbi artin, ne do t’i hapim një shërbim parësor çështjes kombëtare. Do të krijojmë mundësi të reja që të kombinojmë dijet me urtësi do të ndihmojmë dhuntitë e njerëzve për të komunikuar me dashuri. Është e radhës që zotërinjtë e KLSH-së të na thonë se kush i mbulon këto krime ekonomike? Pse futen skenarë të paaprovuar në prodhim? Kush frenon lëvizjen emocionale të artistëve? Kush i nxori nga Arka e Shtetit dhe kush i mori 250.000 dollarë? Ky varg i gjatë korrupsioni nga cila derë ka dalë? A ka kurajo ky popull të ngrejë kokën për të kërkuar drejtësinë që i mungon?

Kino-regjisor