Mark Topollaj/ Artan Minarolli, një lavjerës i PD-së

561
Sigal

    Me njerëz si ky, PD-ja, ka krijuar një pakt të përhershëm të origjinës, ose siç quhet ndryshe, pakti i insekteve helmues

Nga këto krra-krritje korbash që sjellin kujtesën e gjakut, erdhi në drejtim të QKK-së,  lavjersi Artan Minarolli

 Shqipëria është kthyer në një vend biblik. Në mendjen e njerëzve ekziston një impresion mbërthyes. Mbi ta kalon korrupsioni dhe krimi.

Pesimizmi i artistëve lënë për të menduar një spirale të ripërtitjes që lidhet me oligarkinë politike. Ndryshe nuk ka se si mashtruesit e hajdutët e shohin veten të ulur në harkun e ylberit. Ata janë të mbrojtur nga firmat e korrupsionit në vazhdim. Kompliksiteti i alegorisë së tyre është ecja e lirë mbi tokën e djegur. Personazh tipik është Artan Minarolli, një lavjerrës i PD.

 Natyra i ka dhënë një intimitet esterik. Në qoftë se nuk e dëgjon nuk e beson. Ky personazh është pajisur me simbole të thata. Kjo konsiderohet ornamenti demonin. Ka një madhështi të stisur dhe një mangësi mendore saqë harron gjërat që ka bërë vetë. Në emër të virtytit që ka, përdor alegorinë e poshtërsisë të pa kontrolluar. Tenton të shtyjë përpara epokën e manis moderne dhe interkulturale në kinematografi. Një model formal dhe i stisur nga pararendësit e tij.

    Për të bërë kthesë në historinë e kombit, nëpërmjet artit e letërsisë, duhet një platformë kombëtare me njerëz të ditur. Pa dije, krenaria kombëtare merr një kuptim të pa qenë.

    Revolucionin kulturor në shekullin e 16-të, Europa e bëri me njerëz të ditur. Ata arritën të bashkojnë dy gjëra më karakteristike të rilindjes: idealizmin letrare dhe zhvillimin e teknikës. Nuk e patën të lehtë. Kurse Shqipëria ishte nën thundrën otomane. Na ishte mohuar gjuha dhe feja. Sot në epokën e manisë moderne, kërkojnë ta përvetësojnë njerëz të pa ditur, nëpërmjet marrëdhënieve interkulturore me Beogradin. Një ligësi e shprehur, e cila është më e keqe se mizoria që prezanton fantazmat e një bote të vdekur. Kjo hirësi e stisur ka dalë nga personazhet e PD. Kjo parti krijoi epokën e ofendimit të kombit dhe shkatërroi ngjyrat e demokracisë me lavjersa si Artan Minarolli, një personazh egocentrik e psikotik. Në komunikim nuk di të afrojë arsyen, por bëhet kërcënues dhe shkatërrues i mendimit.

    Me njerëz si ky PD ka krijuar një pakt të përhershëm të origjinës dhe vazhdimësisë, ose siç quhet ndryshe, pakti i insekteve-helmues. Kjo marrëveshje është bërë në vilën misterioze të vrasjeve. Po këtu është adoptuar instituti i shpifjeve, intrigave dhe i mashtrimit. Kjo vilë është përsëri atje, me të njëjtët personazhe, ku realiteti e atmosfera janë perfeksionuar.

    Tirana qyteti i qetësisë e tolerancës njerëzore, e mbuloj mjegulla vrastare e Katovicës. Në këtë lëvizje hyjnë lavjersat e otopisë fatale, hyjnë shpifësit dhe mashtruesit që i sollën vendit trazira e gjamë.

    Në qoftë se do pranojmë se nga veza di Lida e zotëruar nga Geove që e solli nëpërmjet mjelmës u lind Helena, gruaja fatale e bukurisë, atëherë do pranojmë se edhe Artan Minarolli doli nga gopi i PD-së si një personazh fatal që e përdorin si desekuilibrus. E kanë vendosur mbi majën e levës së Arkimedit.

Asnjëherë nuk është marrë seriozisht nga politika zhvillimi i artit në vitet e demokracisë, sidomos kinematografia.

     Në arte dhe në dije që e ka krijuar zoti në kopshtin e botës, nuk duhet që të jenë drejtues që ju mungon virtyti e kultura profesionale. Këta personazhe e futën Shqipërinë, si varkën në mes të oqeanit përball erës dhe të një uragani të dëshpëruar. Këta mashtrues dhe përvetësues erdhën në pushtet nga esterizmi politik. Kjo nuk ishte gjë tjetër, vetëm rruga e mashtrimit masiv, që solli një fund dimri me bubullima e stuhi rrëqethëse. Ata erdhën për të mos zbuluar prangat e hekurta që mbajnë akoma lidhur skeletet e nëndheshme të shqiptarëve të pafajshëm. Ata përdorën heshtjen për tragjedinë monstruoze ndaj klerit katolik dhe korifenjve të racës. Sali Berisha dhe Jozefina Topolli vrapojnë për tek Papa i Romes për t’u lutur përpara tij. Po për çfarë luteshin?!….. Thonë se luteshin për ata që i thanë kombit vitalitetin e racës. Thonë….- por ata vetëm dërdëllisin.

     Nga këto krra-krritje korbash që sjellin kujtesën e gjakut, erdhi në drejtim te QKK-së  lavjersi Artan Minarolli. Personi më i përshtatshëm për të mbuluar krimin ekonomik të pararendësve. Siguria e njohjes dhe eksperienca, më kanë thënë mundësinë t’i interpretoj e dënoj karakteristikat e kësaj qenie me dy këmbët. Prezantohet me të keqen me një vullnet e potencë të një edukacioni gjysmak. Në kërkim të fatkeqësisë së tjetrit, kjo qenie thërret si triumfatore duke ilustruar parabolën e shpëtimit. Shprehjet e tija pa kuptim e distancojnë nga e vërteta historike, e nga çështja kombëtare. Truri i tij i thartë çimenton pamjen e brendshme që sjell kuptimin e së keqes.

    “Zoti” Minarolli, cili ligj të mbron për pezullimin e skenarëve (At’ Zef Valentini dhe Shqipëria) dhe (Revolta) për motive financiare. Ky veprim i yti në bashkëpunim me juristen e QKK-së  është në kundërshtim me nenin 116 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, që përcakton hierarkinë e akteve juridike. Një e drejtë e thënë me ligj nuk mund të cenohet me një rregullore të brendshme të QKK-së. Në asnjë dispozitë të ligjit 8096 për kinematografinë nuk përcakton ndonjë afat brenda, të cilit produksioni i projektit fitues duhet nënshkruaj kontratën. Ti Artan Minarolli nuk keni bërë asnjë njoftim lidhur me afatet, bile je bërë pengesë e vazhdueshme për mos nënshkrimin e kontratës. Si mashtrues që je, keni përdorur firmën time të datës 06-06-2011 që unë pranoj kushtet që ka vendosur për krijuesit QKK-së. Deklarata e bërë nga ana ime konfirmon gatishmërinë për të vazhduar procedurat në zbatim të ligjit numër 8096 për kinematografinë. Rregullorja e brendshme e QKK ka dalë 18 muaj më vonë, madje, as nuk keni njoftuar se zotëroni një rregullore të brendshme. Kjo rregullore nuk mund të ekzistoj në kundërshtim me ligjin.

    Ti si drejtues i QKK me vulë e firmë keni fyer kompaninë italiane Cinema Internacional Comunication të përfaqësuar nga Giuseppe Colombo. Prazoti Colombo ka krijuar sipas teje një precedencë jo të mirë me shtëpinë filmike Media Vizion dhe është i pabesueshëm për të vazhduar filmin “Revolta“. Kjo shkarravitje është një ofendim ndërshtetëror.

    Konstatimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë lënë të shkruara shumë detyra, ajo më e rëndësishmja është të firmosni kontratat e projekteve të aprovuara. Pse e anashkaloni këtë detyrë.

Në letrën që i dërgoni Ministrisë së Kulturës. Pse nuk ke nxjerrë një vendim të QKK për anulimin e projekteve të aprovuara në bazë të ligjit. Dhe në qoftë se e ke bërë përse nuk më ke lajmëruar qoftë dhe verbalisht.

     Më habit fakti që një drejtues aktual Ilir Butka që erdhi nga një forcë e re politike me firmë e vulë ligjëron mashtrimin e korrupsionin e një shteti të degraduar që u largua me votën e popullit. Nuk kuptoj juristen e QKK,  e cila vazhdon të më shqetësojë me anti-ligjin për të mbrojtur lavjersin që iku.

Zoti Ilir Butka sugjerimet e anti-ligjit nga juristja, kërkojnë të të fusin në vorbullën e korrupsionit total. Shpresoj që të mos keni lidhje të vjetra, siç thonë shumë kineastë. Ke gabuar rëndë. Ke shmangur ligjin. Ke ofenduar një komision të tërë. Ke ofenduar një krijues. Vula mbi firmën tënde për mbylljen e skenarëve të mi është e ngjashme sikur Edi Rama të firmosë e vulosë pafajësinë e Sali Berishës për vrasjet e 21 janarit. S’ke pse të marrësh përsipër gabimet e një mashtruesi të provuar tani.

    Në Shqipëri kjo qendër është krijuar për drejtuesit e emëruar të cilët vrapojnë me paratë e popullit më të varfër të Europës, nëpër festivale të paftuar. A e dinë këta drejtues mediokër se në Shqipëri fëmija në barkun e nënës pa ardhur në jetë akoma është 10 milionë lekë borxh?? Po politika a e di!! Kjo qendër e korrupsionit duhet mbyllur menjëherë. Është krijuar një plagë e qelbur me çerdhe krimbash.

    Ti lavjerës i PD kë tentuar t’i ndalosh skenarët e mi për hakmarrje personale. Këtë e keni shprehur vetë në letrën që i keni drejtuar Ministrisë së Kulturës. Unë në vazhdimësi kam mbajtur qëndrim kritik në mediat e shkruara për lidhjet e tua me krimin ekonomik.

    Ryshfeti është mjet komunikimi për të firmosur projektet. Juristen e përdorin si qenie për të justifikuar krimin ekonomik.

  Kërkoj hetim administrativ dhe si krijues të më vihet dinjiteti në vend nga shteti. Nuk mund të më hidhet poshtë aktiviteti im, në të gjitha fushat e artit e kinematografisë, nga disa qenie që i vendos politika qofshin ata në ikje dhe spiralet në vazhdim. Raste të tilla në vende demokratike janë të paimagjinueshme.

  Toleranca fetare në Shqipëri është bërë retorikë e politikës, por e vërteta godet ndryshe në QKK. Në 100- vjetorin e pavarësisë skenari “At’ Zef Valentini dhe Shqipëria” ishte aprovuar për t’u prezantuar si film në këtë festë të madhe për kombin tonë. Por politika nuk donte që korifenjtë e racës të jenë mes nesh. Gabimet e institucioneve, kur zbulohen nuk duhet të mbeten në letër, sepse ligjëron padrejtësinë shoqërore dhe korrupsionin në vazhdim.

    Kjo qendër ka të pazbuluara gjëra të paimagjinueshme.

Biseda do të vazhdojë….

 *Kino-regjisor