Mariah Carey kritikohet nga adhuruesit për lidhjen me miliarderin

530
Lajmi se këngëtarja e njohur Mariah Carey është lidhur me miliarderin James Paker i ka befasuar shumë e në veçanti fansat e saj që mendojnë se këngëtarja është shumë e bukur për të dashurin e saj të ri.
“Je shumë e bukur dhe elegante për James Paker. Lutem që kjo mos të jetë e vërtetë”, ka shkruar një adhurues në Instagram. “Nuk më pëlqen ky tip dhe mendoj se as asaj nuk i pëlqen”, ka shkruar një adhurues tjetër.
Mariah momentalisht bashkë me fëmijët dhe James gjenden në Itali dhe Francë dhe gjykuar sipas fotografive ata po argëtohen shumë mirë.
Sigal